TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2025, 10:39

Batuta me stafin apo paralajmërim i frikshëm? Meloni: 2026 do jetë më keq

Shkruar nga Pamfleti
Batuta me stafin apo paralajmërim i frikshëm? Meloni: 2026 do
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa ka uruar stafin e zyrës së Kryeministrit për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, nuk i ka kursyer as batutat.

Meloni këshilloi stafin e saj që të pushojnë dhe të rikuperojnë energjitë gjatë festave të Krishtlindjeve, duke theksuar se i pret një vit i vështirë pune.

Gjatë një takimi të zhvilluar të martën në oborrin e Zyrës së Kryeministrit, Meloni falënderoi bashkëpunëtorët e saj për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit që po mbyllet.

“Ju dua. Ne jemi një familje dhe luftojmë gjatë gjithë vitit”, u shpreh ajo.

Kryeministrja iu drejtua stafit edhe me nota humori, duke thënë se viti i kaluar ka qenë i vështirë për të gjithë, por se sfidat do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.

“Mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq”, tha ajo me shaka.

Në përfundim, Meloni theksoi rëndësinë e përgatitjes për sfidat që e presin vendin, duke shtuar se pushimi gjatë festave është i domosdoshëm për të vazhduar punën me energji të reja dhe për t’i dhënë përgjigjet e nevojshme Italisë.

batuta me stafin paralajmerim meloni 2026

Lini një Përgjigje