TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2025, 13:05

Basti i Putinit dhe “Efekti Trump”: A po e fiton Rusia luftën në tavolinë?

Shkruar nga Sergey Radchenko
Basti i Putinit dhe “Efekti Trump”: A po e fiton Rusia luftën
Presidenti rus, Vladimir Putin

Nga diplomacia e forcës në Uashington te përçarjet e thella brenda Bashkimit Evropian, viti 2025 po dëshmon një rirreshtim të rrezikshëm gjeopolitik, ku fati i Ukrainës nuk varet më vetëm nga fusha e betejës, por nga loja cinike e interesave transatlantike...

Ndërsa lufta në shkallë të plotë ruso-ukrainase po i afrohet përvjetorit të saj të katërt, Vladimir Putin duket i sigurt në veprimet e tij, madje edhe mendjemadh. Nuk është se ai ka arritur përparime të mëdha në fushën e betejës.

Rusët kanë arritur këtë vit të pushtojnë me shumë sforco pak më shumë territor në Donbas. Por, nëse zmadhohet harta, këto arritje përbëjnë ndoshta vetëm 1 për qind të territorit ukrainas, të paguara me jetën e qindra mijëra ushtarëve rusë.

Është e vërtetë që këto gjëra nuk janë kurrë lineare dhe askush nuk mund ta përjashtojë mundësinë që kjo luftë rraskapitëse të çojë sërish në humbjen ushtarake të Ukrainës. Ndoshta Putini mendon se qëllimi fillestar është brenda mundësive të tij.

Edhe nëse nuk e mendon, do të donte që ne të mendonim të kundërtën, sepse perceptime të tilla pra ideja se “koha është në anën e Rusisë” ushqejnë qëndrime disfatiste në Ukrainë dhe në përgjithësi në Perëndim.

Por nuk është kjo arsyeja e vetme e arrogancës së Putinit. Ky vit që po mbyllet shënoi një kthesë të jashtëzakonshme në fatin global të Rusisë. Fitorja më e madhe politike ishte rikthimi i Donald J.Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në fillim nuk ishte e qartë nëse Trump do të anonte domosdoshmërisht në krah të Rusisë. Në këtë aspekt, administrata e tij e parë ishte më pak një “dhuratë nga Zoti” seç mund të kishte shpresuar Kremlini. Admirimi publik i Trumpit për metodat sunduese të Putinit nuk e pengoi administratën e tij të shënjestronte interesat ekonomike të Rusisë (për shembull, vendosja e sanksioneve ndaj gazsjellësit Nord Stream 2) apo ofrimin e një ndihme të madhe ushtarake për Ukrainën.

Edhe këtë herë, për shumë vëzhgues, shqetësimet rreth lëshimeve të mundshme të Trumpit ndaj rusëve shkuan krah për krah me një pikëpamje më optimiste se ndoshta ai nuk do ta bënte këtë. Sigurisht, presidenti amerikan nuk donte të mbetej në histori si njeriu që riktheu në qendër të arenës ndërkombëtare një Rusi agresive dhe që hoqi dorë nga sovraniteti i Ukrainës.

Shpërthimet e herëpashershme të Trumpit drejtuar Putinit kanë ushqyer shpresën se ai do të gjente ekuilibrin e tij. Megjithatë, të dhënat e muajve të fundit sugjerojnë se mbase pesimistët kishin të drejtë.

I nxitur nga një interes i dukshëm obsesiv për t’i dhënë fund “luftës së Bajdenit në Ukrainë” dhe i këshilluar nga një ekip negociator që nganjëherë duket se ka mungesë burimesh dhe ndoshta është i përçarë nga tensionet e brendshme, presidenti Trump e ka rritur presionin mbi Kievin që t’u dorëzohet rusëve në lidhje me disa nga kërkesat e tyre kryesore.

Bisedimet e paqes, të zhvilluara nën patronazhin e SHBA-së, nuk kanë dhënë ende rezultate domethënëse. Kjo kryesisht sepse Putini ka refuzuar të tërhiqet nga kërkesat e tij maksimaliste politike dhe ushtarake, të cilat do ta linin Ukrainën të cunguar territorialisht, pa asnjë garanci të qëndrueshme sigurie dhe pa ndonjë aftësi domethënëse për të mbrojtur veten.

Udhëheqësi rus nuk është kundër një rezultati të negociuar, për sa kohë që pala tjetër po bën të gjitha lëshimet. I vetëdijshëm për dëshpërimin e dukshëm të Trumpit për diçka që mund t’ia paraqesë botës si një paqe e ndërmjetësuar nga amerikanët, Putini ka luksin të presë që fryti i pjekur të bjerë në prehrin e tij.

Megjithatë, për Putinin, Ukraina ka qenë gjithmonë vetëm një mjet për të arritur një qëllim më madhor. Është e vërtetë që ai është i interesuar të imponojë kontrollin e tij mbi atë që e konsideron si pjesë të hapësirës më të gjerë perandorake ruse.

Por ai është përpjekur gjithashtu ta përdorë luftën si një pykë për të mbjellë përçarje brenda Evropës dhe për të dëmtuar aleancën transatlantike. Disa nga këto përpjekje mund të japin frytet e tyre.

Për shembull, lufta hibride e Rusisë kundër Evropës, e cila përfshin fluturimin e dronëve dhe avionëve në hapësirën ajrore evropiane, dhe “vringëllimi i shpatave” nga Putini (kur ai u premton evropianëve një luftë të madhe nëse kontinenti nuk tërhiqet nga qasja aktuale), kanë nxitur shqetësime midis disa shteteve anëtare të BE-së.

Sidomos udhëheqësi hungarez Viktor Orban ka bërë çmos për të nxjerrë në pah kundërshtimin e vendit të tij ndaj linjës së përgjithshme të BE-së për Rusinë, e cila, sipas tij, rrezikon ta fusë bllokun në një konflikt të drejtpërdrejtë me fqinjin e saj. Budapesti ka bërë më shumë sesa shumica e vendeve të BE-së për të penguar vendimet kolektive mbi çështjet që lidhen me sanksionet ndaj Moskës.

Prirjet e Orban në këtë drejtim kanë qenë prej kohësh të njohura, por ishte më e habitshme ta shihje Belgjikën kaq të frikësuar nga kërcënimet e Rusisë për t’u hakmarrë kundër konfiskimit të aseteve të ngrira të Kremlinit. Kjo frikë i ka penguar vazhdimisht përpjekjet e BE-së për t’i dhënë Ukrainës paratë e sekuestruara.

Putini nuk mund të thotë se gjithçka ka shkuar mirë për të në Evropë, sepse Brukseli ka ruajtur dhe madje ka forcuar një regjim të fortë sanksionesh (deri më tani ka pasur 19 paketa sanksionesh).

Është gjithashtu e qartë se të paktën disa në Evropë janë të përkushtuar për ta mbajtur Ukrainën në luftë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare dhe duke paguar për armët e saj. Rusët i kanë sulmuar verbalisht këta “nxitës lufte”, duke pretenduar me dinakëri se ata po sabotojnë nismat e paqes qëllimmira të presidentit Trump.

Përçarja transatlantike është zgjeruar ndjeshëm që nga rikthimi i Trumpit në krye të SHBA-së, jo aq shumë për shkak të Rusisë, sesa për shkak të ndryshimeve të papritura në diskursin politik amerikan. Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare, e cila praktikisht e identifikoi BE-në si armikun e Amerikës (ndërsa minimizoi kërcënimin rus), është bërë episodi më i fundit i luftës së vazhdueshme kulturore amerikane, në të cilën Evropa është tashmë një teatër kyç.

Putini mund të qëndrojë mënjanë dhe të shohë rrënimin që po zhvillohet ngadalë në marrëdhëniet transatlantike. Rusët janë pajtuar në mënyrë pragmatike me retorikën alarmiste të Uashingtonit në lidhje me rënien qytetëruese të Evropës dhe kritikat ndaj politikave evropiane të migracionit dhe rregullimit. Ky harmonizim i çuditshëm i vlerave ruso-amerikane është ndoshta tronditja më e madhe e vitit 2025.

Por për Putinin, ky qëndrim ideologjik është vetëm një pjesë e një strategjie më të gjerë që synon shpërbërjen përfundimtare të NATO-s. Dhënia fund e pranisë amerikane në Evropë ka qenë gjithmonë një qëllim kryesor i politikës së jashtme të Kremlinit. Tani që vetë Shtetet e Bashkuara po mbyllen në vetvete dhe po u kërkojnë evropianëve të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre (ndoshta duke marrë përgjegjësi të plotë për trupat evropiane të NATO-s që në vitin 2027), rusët duken më afër këtij qëllimi sesa në çdo kohë tjetër që nga krijimi i aleancës në vitin 1949.

Ekziston një shprehje e vjetër e Napoleon Bonapartit: “Mos e ndërprit kurrë armikun tënd kur ai është duke bërë një gabim”. Putini mund të qëndrojë mënjanë dhe të vëzhgojë trazirat që po zhvillohen ngadalë në marrëdhëniet transatlantike. Ai madje mund të brohorasë për Trumpin.

“A është ai thjesht me fat?” pyeta së fundmi një akademik rus të përfshirë në dialogun e ripërtërirë me SHBA-në. “Ha, ha, ha. Kjo quhet strategji”, u përgjigj ai i vetëkënaqur. Unë tunda kokën dhe i thashë: “Është fat. Asgjë tjetër përveç fatit...”./Përshtati "Pamfleti", nga “The Spectator”

Shënim: Sergey Radchenko, është profesor në Shkollën Xhons Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare.

basti i putin efekti trump rusia luften ne tavoline

1 Komente

  1. T
    Tony Shkaterruar

    Te gjitha keto ndodhen se Trapua e ka shitur bythen shume keq e populli qe e zgjodhi eshte me trap. Njerezimi kurre nuk ve mend. Pse? Sepse pasi kultivohet trapizmi bote eshte ne rrezik. Ja Shqiperia tere historine e saj trapizmi ka sunduar duke e bere popullin trap e kemi humbur cdo gje, trojet, karakterin, qualitetin, integritetin, moralin e s'ka fund lista. Feja, paraja, femra e jarget seksuale kane ngritur perandori e kane permbysur kombe gjigande. Si ka mundesi qe populli kafshe bageti degjon kodoshet e horrat e politikes kur vete mbahen si kristiane, muslimane e cdo lloj ideollogjie plehre kur i nderrojne grate si e sa here te duan e bejne kopile e lejojne ne shtetet e tyre me ligj bashkejetesen imorale? Kur mberritem edhe ne Shqiptaret ne kete gjendje cfare mund te thuhet. Dikur ne Shqiperi quhej i "prekur" kush ishte infektuar me tuberkulozis, ishte martuar e ndare, ose ishte i denuar politik. Keto huqe i ka pasur e i ka gjithe bota. Ne Britani e Perendim po pate qene ne burg per 3 muaj per nje shpulle qe ia fute nje te poshtri nuk gjen me punen qe meriton se te ndjek BIOGRAFIA. Por nga ana tjeter cdo lloj llumi, me krime monstruoze morale, financiare e kriminale behet president, kryeministe e c'te doje. Demograci, Dhjerokraci apo Fuckingkraci? Gjejeni.

    Lini një Përgjigje