TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2024, 14:39

Bashkëpuntori i Melonit: Trump meriton Nobel për Paqe nëse ndal luftën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Bashkëpuntori i Melonit: Trump meriton Nobel për Paqe nëse ndal
Donald Trump dhe Meloni

Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, ka deklaruar se Donald Trump duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqe nëse arrin të ndalë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salvini shkruan se nëse Trump arrin të ndalë këtë konflikt që zgjat prej më shumë se 2 vitesh, atëherë ai meriton Nobelin për Paqe.

"Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump duhet të marrë çmimin Nobel për Paqen nëse ai arrin t'i japë fund konfliktit midis Rusisë. Përveç shpëtimit të jetëve, kjo do të na sillte një të ardhme më të qetë në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”.

Trump ka premtuar gjatë fushatës se do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës. Ministria e Jashtme e Rusisë ka raportuar përmes agjencisë Interfax se Moska dhe Uashingtoni po shkëmbejnë sinjale për Ukrainën përmes kanaleve të mbyllura.

Lini një Përgjigje