
Daullet e luftës po bien në pragun e qytetit të Gazës. Banorët e qytetit më të madh në Gazën veriore, të mbushur me vendas dhe refugjatë, kanë frikë se orët po kalojnë para një ofensive të afërt izraelite.
Dhjetëra njerëz u mblodhën të enjten mes ndërtesave të qytetit të shkatërruara nga lufta për një protestë të vogël, por sfiduese, duke refuzuar të largoheshin nga shtëpitë e tyre përpara sulmit masiv të Izraelit, me disa që i bënë thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të ndërhyjë.
Nga frika e zhvendosjeve të mëtejshme dhe përshkallëzimit të bombardimeve, burra, gra dhe fëmijë dolën në rrugë, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Ndaloni gjenocidin" dhe "Gaza po vdes".
“I bëjmë thirrjen e fundit të gjithë botës: ndaloni luftën, jo zhvendosjes”, tha një burrë palestinez në mikrofon.
‘Dhe i themi Presidentit Amerikan Donald Trump… Nëse ju intereson Çmimi (Nobel) për Paqen, duhet t’i ndalni të gjitha luftërat në botë, duke filluar me luftën në Rripin e Gazës, e cila ka marrë mijëra jetë njerëzish nga populli ynë palestinez gjatë dy viteve të fundit”, shtoi ai.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tregoi të enjten se do të miratonte një plan ushtarak për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës. Kryeministri kishte urdhëruar që afati kohor i një plani fillestar të shkurtohej një ditë më parë.
Lini një Përgjigje