TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2023, 14:04

Balotazhi në Turqi, paralajmëron rivali i Erdoganit: Të gjithë emigrantët do t’i dërgoj në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti
Balotazhi në Turqi, paralajmëron rivali i Erdoganit: Të
Kemal Kilicdaroglu

Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar se do t’i kthejë nëpër vendet e tyre miliona migrantë, në rast se fiton në balotazhin e 28 majit, në garën me presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Këto janë deklaratat e para të tij, prej mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.Në raundin e parë, asnjëri kandidat nuk ka arritur të fitojë mbi 50 për qind të votave për pozitën e presidentit.

Megjithatë, performanca e Kilicdaroglut ka qenë më e mira e një kandidati opozitar, përgjatë dy dekadave të fundit.Kilicdaroglu, 74-vjeçar, ka folur të enjten në favor të votuesve të krahut të djathtë.Ai, po ashtu, pritet të takohet edhe me Sinan Oganin – figurë e të djathtës ekstreme, i cili i ka fituar 5.2 për qind të votave, në garën për president.

Ai ka folur me ton më të ashpër, sesa në fazën e parë të fushatës.

“Erdogan, ju nuk i keni mbrojtur kufijtë dhe nderin e shtetit..Ju keni sjellë me qëllim mbi 10 milionë refugjatë në këtë shtet. Sapo të jem në pushtet, do t’i dërgoj të gjithë në shtëpi”.-ka thënë Kilicdaroglu.

Ogan ka deklaruar se ai do të mbështesë vetëm kandidatin që merret me çështjen e migrantëve dhe e lufton “terrorizmin” – referencë në Turqi për militantët kurdë.

kemal kilicdaroglu balotazhi në turqi

Lini një Përgjigje