TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Janar 2024, 20:35

Avokati i Nikolla Sanduloviç sfidon autoritetet serbe: Të enjten do shkoj në Kosovë, do vë lule te varri i familjes Jashari!

Shkruar nga Pamfleti

Avokati i Nikolla Sanduloviç sfidon autoritetet serbe: Të enjten do

Avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, Cedomir Stojkoviç tha se kushtet në të cilat u mbajt ai në spitalin e burgut nuk ishin të mira.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai deklaroi se Sanduloviç, i cili tashmë u lirua, mbajt në burg dhe u dhunua deri sa i shkaktuan paralizë të pjesshme vetëm sepse ai vendosi lule pranë varrit të një vajze shqiptare. Avokati tha se ai deri më tani ishte i fokusuar vetëm te lirimi i klientit të tij, por tani ai do të kërkojë që të merren masa ndaj dhunuesve të tij.

Gjithashtu avokati tha se edhe ai do të vendos lule në varrin e familjes Jashari dhe do e shikoj vendin e tij në sy, pasi një dhunë për këtë akt është e papranueshme.

Te enjten do shkoj në Kosovë. Do shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do vendos lule në varrin e Blerina Jasharit,të miturës që u vra në 1998dhe më pas do të kthehem në Serbi dhe do e shikoj vendin tim nësay.Do i them “ja ku jam, do më arrestoni? Do të më dhunoni dhe mua?”, tha avokati.

stojkoviç serbia

Lini një Përgjigje