
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas ka folur lidhur me negociatat për armëpushim në Ukrainë.
Ajo tha se SHBA e ka fuqinë për të detyruar Rusinë të ulet seriozisht në tryezën e bisedimeve.
Në një deklaratë për mediat, Kallas u shpreh se çdo marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të përfshijë detyrimisht Ukrainën dhe Bashkimin Evropian.
“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe të gjithë Evropës”, tha Kallas në një deklaratë.
Ajo shtoi se të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës.
“Një marrëveshje nuk duhet të shërbejë si trampolinë për agresion të mëtejshëm rus kundër Ukrainës, aleancës transatlantike dhe Evropës”, tha përfaqësuesja e BE.
Lini një Përgjigje