
Papa Françesku ka folur lidhur me armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Ai e ka quajtur një vendim të duhur, ndërsa bën thirrje për zgjidhje të drejtë mes dy palëve.
Papa përmendi edhe punën e ndërmjetësve për arritjen e marrëveshjes në Lindjen e Mesme, ndërsa kërkoi nga ndërkombëtarët që të ndërhyjë për të bashkëpunuar me palët për arritjen e armëpushimit përfundimtar.
“Ditët e fundit u njoftuam se armëpushimi në Gazë do të hyjë në fuqi sot. I shpreh mirënjohje të gjithë ndërmjetësve. Është punë e mirë të ndërmjetësosh që të arrihet paqja, falë ndërmjetësve”, tha Papa Françesku.
Lini një Përgjigje