TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2025, 10:39

Tërhiqet Netanyahu, nis armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

Tërhiqet Netanyahu, nis armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Pas 3 orësh vonesë, tashmë ka një armëpushim me Izraelit dhe Hamasit...

Nis zbatimi i armëpushimit në Gaza. Pas vonesave të krijuara nga Izraeli për shkak se Hamasi nuk kishte publikuar emrat e 3 pengjeve që do të lirohen sot, duket se tani është ndezur drita jeshile.

Pas 3 orësh vonesë, tashmë ka një armëpushim me Izraelit dhe Hamasit. 

Pengjet që do të lirohen sot nga militantët e Hamasit janë: Britaniko-izraelitja Emily Damari. 28-vjeçarja u rrëmbye gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit. Sipas nënës së saj ajo u “qëllua në dorë, u plagos nga predha në këmbë”. Më pas është dërguar në në Gaza”. Vajza tjetër e cila po ashtu do të fitojë lirinë pas arritjes së marrëveshjes është Romi Gonen, 24 vjeçe. E fundit, që tashmë nuk do të jetë pjesë e grupit të pengjeve, është 31-vjeçarja Doron Steinbrecher.

Tërhiqet Netanyahu, nis armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit
Tre pengjet që do të lirohen

Marrëveshja do të jetë e ndarë në tre faza, e para prej të cilave zgjat gjashtë javë.

Kjo do të përfshijë një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza qendrore dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore.

Marrëveshja parashikon se 600 kamionë me ndihma humanitare do të lejohen në Gaza çdo ditë të armëpushimit, 300 prej të cilave do të ndahen në veri.

Hamasi do të lirojë pengjet gjatë gjashtë javëve me një normë prej tre pengjesh çdo javë, si dhe pjesën e mbetur deri në fund të fazës së parë. Më pas do dërgohen dhe eshtrat e atyre që kanë vdekur.

Izraeli do të lirojë të gjitha gratë, fëmijët dhe 18-vjeçarët palestinezë të ndaluar që nga 7 tetori deri në fund të fazës së parë.

Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë për çdo peng civil dhe 50 të burgosur palestinezë për çdo ushtare izraelite të liruar nga Hamas.

Numri i përgjithshëm i palestinezëve të liruar do të varet nga pengjet e liruara dhe mund të jetë midis 990 dhe 1650.

Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes do të fillojnë në ditën e 16-të të fazës së parë.

Këto pritet të përfshijnë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj izraelitë , si dhe një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite .

Faza e tretë pritet të përfshijë kthimin e të gjitha trupave nga Gaza dhe fillimin e rindërtimit në Gaza të mbikëqyrur nga Egjipti, Katari dhe OKB-ja.

Zbatimi i marrëveshjes do të garantohet nga Katari, Egjipti dhe SHBA.

Lini një Përgjigje