TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Korrik 2023, 09:30

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, SHBA ultimatum aleatëve: Çështje e panegociueshme

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, SHBA ultimatum

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se ardhmja e Ukrainës është në NATO dhe sipas tij kjo nuk është një çështje “e negociueshme”.

“Ne thamë në komunikatë se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, pikë. Nuk ka negociata me askënd. Kjo do të ndodhë,” u shpreh këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë një interviste të dhënë së fundmi. Ai theksoi se mbështetja e SHBA për Ukrainën kundër Rusisë do të vazhdojë dhe beson se populli amerikan do të vazhdojë ta mbështesë këtë qëndrim.

Ndërsa pranoi se anëtarësimi aktualisht nuk është i mundur, Sullivan shpjegoi se: “Para së gjithash, anëtarësimi i Ukrainës në NATO ndërkohë që lufta është në vazhdim do të nënkuptonte përfshirjen e NATO-s në një luftë me Rusinë. Kjo do të nënkuptonte gjithashtu përfshirjen e SHBA në një luftë me Rusinë. As NATO as SHBA-ja nuk është gati për këtë”.

Ai tha se çdo vend kandidat për anëtarësim në NATO duhet të ndërmarrë disa reforma demokratike, duke pranuar se Ukraina ka bërë përparim të rëndësishëm, por duke theksuar se reforma të mëtejshme janë të nevojshme.

anetaresim ukraina nato shba

Lini një Përgjigje