
Presidenti Volodymyr Zelensky ka kujtuar 33-vjetorin e Deklaratës së Shtetit Sovran të Ukrainës, që përkujton shkëputjen përfundimtare të saj nga Bashkimi Sovjetik.
Përmes një fjalimi në mbrëmje, Zelensky u zotua se Ukraina nuk do të heqë kurrë dorë nga sovraniteti i saj dhe se do të luftojë deri në fund për liri.
“Sido që të jetë terrori rus, liria e Ukrainës do të ruhet dhe do të mbizotërojë. Çdo vit Ukraina do të bëhet më e fortë”, theksoi Zelensky, duke falënderuar ushtarë të ndryshëm për pjesën e tyre në luftë.
Every year, Ukraine will only get stronger and help other free nations to protect their sovereignty and build common security... Ukraine can do it. The security of the whole of Europe begins here – with the sovereignty and strength of Ukraine. pic.twitter.com/OstrscfPYV
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 16, 2023
Më 16 korrik 1990, dokumenti dekretoi se Ukraina do të kishte ligjet e veta – të ndryshme nga ato të ish-BRSS – dhe ushtrinë, monedhën dhe bankën e saj kombëtare. Ajo u votua me një shumicë dërrmuese të ligjvënësve, 355 vota kundër katër
Lini një Përgjigje