
Autoritetet italiane janë alarmuar nga një foto që ka përfunduar në media. Aty shfaqen krerët e 3 grupeve më të madha mafioze, që darkojnë së bashku.
Rrjeti britanik Daily Mail shkruan se krerët e “sindikatës mafioze” ‘Ndrangheta me bazë në Kalabri, ata të Camorra në Napoli dhe Cosa Nostra e Siçilisë, ishin fotografuar së bashku në darkën tradicionale të kopshtit në prill 2021.
Policia raporton se ky nuk është takimi vetëm i koalicionit të krimit tashme dhe në veri të Italisë, të cilët përgjohen vazhdimisht nga prokurorët.
“Këtu jemi në Milano”, raportohet se thotë në darkë një zyrtar i vjetër i Camorra duke iu referuar vendndodhjes së tyre të pazakontë. “Nuk jemi as në Siçili, as në Romë, e as në Napoli, ky është vendi ku do të bëjmë gjëra të mira”, thuhet më tej.
Ndërsa anëtari i dyshuar si i grupit Cosa Nostra përgjigjet mes të tjerash: “Ne kemi ndërtuar një perandori”.
Më sa duket organizata e fuqishme kriminale kanë lënë mënjanë rivalitetin e tyre për të krijuar ndoshta një super-aleancë për të përfituar nga “mundësitë e biznesit” në rajonin verior të Lombardisë.
Mafia dyshohet se ka investuar fitimet e saj në fusha biznesi të ligjshëm nga më të ndryshmet, përfshi dhe shtëpitë e modës në Milano.
Prokurorët italianë thanë për mediat se organizata ka krijuar një rrjet të stabilizuar lidhjesh me bizneset dhe politikën vendase duke i shërbyer interesave të mafiozëve si në Kalabri, në Romë e në Siçili, shkruan rrjeti Telegraph.
Megjithëse në të kaluarën stili tyre ka qenë ai i gjakderdhjeve, ekzekutimeve dhe luftës për terren me njëri-tjetrin, tani ato duket se kontrollohen nga ‘e njëjta dorë’ dhe se kanë zgjedhur krimin dhe korrupsionin “e kollarisur” në vend të përplasjeve të armatosura ordinere.
Camorra, e ‘Ndrangheta janë tashmë nga organizatat më të mëdha kriminale në botë me lidhje me drogën ndërkombëtare, trafikun e armatimeve dhe metaleve të çmuara, thonë prokurorët.
Fitimet e tyre riinvestohen në kompani të ligjshme, duke forcuar kështu influencën e tyre.
Lini një Përgjigje