
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak po hetohet nga komisioni parlamentar për mos deklarim të pasurisë, ashtu siç e kërkon ligji.
Kryekomisioneri, Daniel Greenberg nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por mësohet se hetimi i referohet faktit se gruaja e Sunak, Akshata Murty, është aksionere në “Koru Kids” , një agjenci për kujdesin e fëmijëve të cilën kryeministri britanik nuk e ka përmendur në fletën e deklarimit.
Por problemi shtohet pasi firma e gruas së kryeministrit dyshohet se do të përfitonte nga buxheti i shtetit, pas një vendim të qeverisë Suank dhe mos deklarimi i aksioneve të gruas së tij, përbën një konflikt interesi.
Kjo pasi kodi i sjelljes së deputetëve thotë se ata duhet të deklarojnë pasuritë që i përkasin atyre dhe bashkëshortëve.
4. Anëtarëve u kërkohet, në përputhje me paragrafët e mëposhtëm, të deklarojnë çdo interes financiar, duke përfshirë:
a) interesat e kaluara financiare (normalisht të kufizuara në ato aktive brenda 12 muajve të fundit);
b) interesat financiare indirekte, të tilla si interesat financiare të një bashkëshorti ose partneri, ose një anëtari tjetër të familjes, nëse anëtari është në dijeni ose mund të pritet në mënyrë të arsyeshme të jetë në dijeni të këtij interesi. Nuk është e nevojshme të identifikohet personi në fjalë: një formulë e tillë si "Një anëtar i familjes sime ka një interes financiar në [ ]" zakonisht do të mjaftojë…
5. Testi është i rëndësishëm pasi ndihmon për të parë nëse interesa financiare të caktuara ndikojnë tek një anëtarë i parlamentit në veprime ose fjalë.
Skandali ka marrë një përmasë të madhe në Britani, pasi tani 3 kryeministra nga partia konservatore janë përfshirë në skandale. Lidhur me rastin reagoi edhe shefi i Liberal Demokratëve, Wendy Chamberlain i cili tha se Publiku është i ngopur nga skandalet e konservatorëve dhe për këtë arsye kërkon zgjedhje të parakohshme.
“Një ditë tjetër dhe një tjetër akuzë për një kryeministër konservator që shkel rregullat… Pas muajsh ngërçesh dhe skandalesh konservatore, publiku thjesht dëshiron një qeveri e cila është e përqendruar te vendi, në vend që të shpëtojë lëkurën e vet”, tha ai./The Guardian
Lini një Përgjigje