
Një kompani dronësh e mbështetur nga Donald Trump Jr ka arritur marrëveshjen më të madhe me Pentagonin deri më tani.
Unusual Machines, një kompani dronësh me seli në Florida shumë pak e njohur, do të furnizojë Ushtrinë me 3,500 motorë dronësh dhe komponentë të tjerë, ndërsa kjo e fundit zgjeron aftësitë e saj me dronë.
Donald Trump Jr u bashkua me kompaninë si këshilltar në vitin 2024. Sipas një raporti të Financial Times, Trump Jr zotëron aksione me vlerë 4 milionë dollarë në kompani. Ai zotëron një total prej 331,580 aksionesh të kompanisë, siç ishte deklaruar kur Trump Jr u bashkua me organizatën.
Ushtria ka sinjalizuar se do të blinte gjithashtu 20,000 pjesë shtesë nga Unusual Machines vitin e ardhshëm.
Allan Evans, drejtori ekzekutiv i kompanisë, tha se beson që kjo është porosia më e madhe e bërë ndonjëherë nga qeveria amerikane për Unusual Machines. Kur u pyet nëse Donald Trump Jr e ndihmoi kompaninë me marrëveshjen, Allan Evans tha se jo.
Zëdhënësi i Trump Jr i tha FT: “Don nuk ka komunikuar kurrë me askënd në Administratë në emër të Unusual Machines ose në lidhje me kontratën në fjalë. Roli i tij këshillues me ta nuk ka të bëjë fare me ndërveprimin me qeverinë.”
Vlera e kontratës nga Pentagoni nuk është zbuluar. “Aftësia për t’u stërvitur siç luftojmë, duke përdorur dronë që janë të besueshëm u jep ushtarëve tanë besimin që u nevojitet për skenarë të botës reale”, u citua të thoshte John Brown i Divizionit të 101-të Ajror.
Në qershor të këtij viti, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të “ përshpejtuar komercializimin e sigurt të teknologjive të dronëve dhe për të integruar plotësisht sistemet e avionëve pa pilot (UAS) në Sistemin Kombëtar të Hapësirës Ajrore, si dhe për të rritur prodhimin vendas”.
Lini një Përgjigje