TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2024, 15:42

Aksidenti tragjik me 179 viktima, Korea e Jugut shpall 7 ditë zie kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik me 179 viktima, Korea e Jugut shpall 7 ditë zie

Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare në kujtim të 179 pasagjerëve që humbën jetën pas daljes së avionit nga pista dhe përplasjes me murin.

Choi Sang-mok shpalli një javë ditë zie, deri më 4 janar pas rrëzimit të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave, të atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të papritur”, tha presidenti Choi Sang-mok.

Vetëm dy persona arritën të mbijetonin nga aksidentit tragjik, ku një avion i ardhur nga Tajlanda, me 181 persona në bord, u përplas gjatë uljes në pistë. Pavarësisht kërkimeve, autoritetet shpallën zyrtarisht vdekjen e 179 personave, 4 prej tyre pilotë dhe staf i avionit.

Ndërkohë flamujt në zyrat qeveritare do të ulen në gjysmë shtizë dhe nëpunësit civilë do të mbajnë shirita të zinj, raporton BBC.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një goditje nga tufa e zogjve. Një tufë zogjsh "mbuluan qiellin e pistës" para përplasjes, ka thënë një punonjës i aeroportit korean për mediat lokale, lidhur me aksidentin tragjik.

Lini një Përgjigje