
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Greqi, ku një autobus urban është përplas me një tramvaj në Pire.
Si pasojë e përplasjes së fortë mësohet se 30 pasagjerë janë plagosur. Aksidenti ndodhi kur autobusi u ndal në stacion për të zbritur pasagjerët dhe tramvaji u përplas me të.
Në videot dhe fotot e publikuara nga mediat greke, tramvaji duket se është përplasur në pjesën e pasme të autobusit ndërsa disa njerëz janë ulur në trotuar.
Një pasagjere e autobusit foli para kameras për aksidentin, duke thënë se pa njerëz të binin përtokë, pasi tronditja nga përplasja ishte shumë e fortë.
"Autobusi ishte ndalur për të bërë një ndalesë. Ata nuk kishin pasur kohë të mbyllnin dyert dhe tramvaji erdhi nga pas. Unë u trondita, të tjerë ranë përtokë. Ishte shumë e rrezikshme, kishte të moshuar, të tjerë kishin probleme me qafën. Shumë ranë përtokë sepse tronditja ishte shumë e fortë, sepse unë, që isha ulur, përqafova personin përballë meje", tha gruaja.
Sipas informacioneve fillestare dhe deklaratave të shoferit të tramvajit, shoferi u ndje keq gjatë udhëtimit dhe u përplas me autobusin e qytetit. Para përplasjes, sistemi i frenimit emergjent i trenit u aktivizua dhe kufizoi ashpërsinë e përplasjes.
Për shkak të aksidentit rrugor, trafiku në rrugën Mikras Asias është veçanërisht i rënduar me makinat që kanë krijuar varg kilometrik.
Lini një Përgjigje