TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2025, 08:28

Aksident i rëndë në Gostivar, humbin jetën 3 persona; plagosen 8 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Gostivar, humbin jetën 3 persona;

Një aksident  i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë-Gostivar.

Të paktën 3 persona ndërruan jetë ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së tre makinavenë fshatin Trapçindol.

“Sonte në orën 20:55 është raportuar se në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve fillestare, tre persona vdiqën, tetë persona u lënduan. Disa prej tyre u transferuan në spitalin në Kërçovë, dhe disa në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.

Policia po vijon me hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje