TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2026, 21:59

A u shkel armëpushimi nga Irani? Trump zbut situatën: Anijet po lëvizin

Shkruar nga Pamfleti
A u shkel armëpushimi nga Irani? Trump zbut situatën: Anijet po
Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin në lidhje me qëndrueshmërinë e armëpushimit, në një moment kur raportohen incidente të reja pranë Ngushticës së Hormuzit.

I pyetur nëse armëpushimi është shkelur, Trump u përgjigj: “Do t’ju njoftojmë”, duke lënë të hapur vlerësimin për situatën.

Ai shtoi se trafiku detar ka vijuar normalisht, duke theksuar: “Anijet po lëvizin. Ne zhvendosëm disa mbrëmë – të mëdha. Nuk pati të shtëna. Besoj se ka pasur disa së fundmi. Po e shqyrtoj”.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Teheranit, Trump deklaroi: “Irani më mirë të shpresojë që armëpushimi të mbetet në fuqi”, duke shtuar se “gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë është që ne ta mbajmë atë në fuqi”.

Deklaratat vijnë në një klimë të tensionuar në Gjirin Persik, ku raportimet për sulme ndaj anijeve dhe incidente të tjera po rrisin pasigurinë mbi fatin e armëpushimit.

trump shba iran

Lini një Përgjigje