TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Korrik 2024, 22:05

A përbën Fethullah Gylen një kërcënim ekzistencial për SHBA-në?

Shkruar nga Murat Aslan

A përbën Fethullah Gylen një kërcënim ekzistencial

Organizata synon që të krijojë një monopol në të gjitha fushat e jetës si ato sociale, politike, ligjore, të sigurisë dhe të biznesit.

Të gjithë qytetarët në Turqi, e kanë një ide se çfarë është Grupi Terrorist Gylenist (FETÖ). Megjithatë në vende të tjera, ekziston ende një tendencë për ta parë FETÖ-n si një organizatë “islamike të moderuar”. Për këtë mangësi është e vetëdijshme edhe vetë FETÖ, e cila luan lojën e “viktimës”, duke pretenduar liritë themelore.

Për këtë arsye, FETÖ, e cila hodhi rrënjë në Turqi që nga vitet 1970, po përpiqet të depërtojë në shtete të ndryshme dhe të zbatojë axhendën e saj të “fuqisë dominuese”, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa qytetarët turq nuk mund të udhëtojnë në SHBA, dhe kanë shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, anëtarët e FETÖ-së kanë vizat green card.

Ashtu si me procesin e ndjekur nga anëtarët e Partisë Komuniste Kurde në Evropë, anëtarët e FETÖ-së nisën të bëhen shumë shpejt qytetarë të SHBA-së. Ata vendosin fotot e tyre në faqet e internetit të kompanive dhe institucioneve që i punësojnë, të veshur me veshje të amerikanizuara dhe duke buzëqeshur.

Në fakt, FETÖ e “amerikanizuar” ka nisur procesin e pushtimit të SHBA-së nga brenda, përmes dekadave të “infiltrimit”, njëlloj siç kanë bërë në Turqi. Për këtë arsye, do të ishte e dobishme t’u kujtojmë disa fakte miqve tanë amerikanë.

Prania dhe kërcënimi i FETÖ-së për SHBA-në është serioz dhe skenarët se çfarë mund të ndodhë nga tani e për disa dekada në vijim janë vërtet të frikshëm. Duke kujtuar fjalën e urtë turke “Ushqeje sorrën, por më vonë do të qërojë sytë!”, FETÖ ka nisur zbatimin e planit të saj për të vendosur nën kontroll SHBA-së.

Nga ana tjetër, “Plani i Veprimit për Amerikën” i FETÖ është në gjendje të prekë jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjitha vendet e tjera. Për këtë arsye, është e nevojshme që në këtë analizë shpjegimet të jenë të thjeshta dhe të kuptueshme, sidomos për qytetarët amerikanë.

Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë synimin përfundimtar të FETÖ-së si organizatë. Doktrina e saj, e përpiluar nga Fetullah Gylen, s’ka të bëjë fare me Islamin apo ndonjë fe tjetër. Doktrina, e cila është ndërtuar mbi idenë e “Mahdizmit”, dhe dominohet nga konceptet që Gyleni i ka ndërtuar me logjikën e tij. Këto koncepte  “Shërbim, Ndihmë (përmes granteve), Thellësi, Udhëzim” - u imponohen anëtarëve për bindje të mëtejshme, dhe që janë në fakt mjete të thjeshta për qëllimin përfundimtar të organizatës.

Me fjalë të tjera, ato janë referenca “të ndërtuara” enkas për të motivuar dhe kontrolluar anëtarët e organizatës. Qëllimi i vërtetë është i qartë:“të kapet pushtetin dhe të dominojë mbi të gjithë”. Në fakt, SHBA-ja është vendi më i përshtatshëm për të realizuar këtë qëllim.

Organizata synon që të krijojë një monopol në të gjitha fushat e jetës si ato sociale, politike, ligjore, të sigurisë dhe të biznesit. Për këtë qëllim, ajo krijon bashkime interesi dhe formon zinxhirë varësie. Nën këtë sfond, organizata krijon një “univers paralel” duke krijuar një mekanizëm kontrolli me anëtarë besnikë të organizatës të quajtur ”vëllezërit ose motrat më të mëdhenj”.

Pra, zgjatimet e organizatës udhëhiqen nga “duart” e padukshme dhe sekrete në sfond, të cilat Gyleni i krahason me “ajrin”. Kështu, kur përballet me pasoja të padëshiruara, organizata fiton privilegjin e "mohimit". Nga ana tjetër, nuk neglizhohet asnjëherë ndërtimi i imazhit përmes “punës bamirëse”.

Krijimi i burimeve njerëzore, është fusha më e rëndësishme e këtyre përpjekjeve. Për këtë qëllim, organizata themelon institucione arsimore duke futur në tregun e punës individë të robotizuar por të kualifikuar. Ajo ndërton individë që “ia kanë dorëzuar mendjen e tyre organizatës”, dhe i përgatit ata për pozicione shumë të rëndësishme në sektorin shtetëror dhe privat.

Në fakt, FETÖ e shfrytëzon me sukses këtë dobësi në vendet që kanë probleme në sistemin arsimor. Është interesant fakti që vendi më i shquar dhe me një sistem arsimor të dobët janë SHBA-të, sepse atje arsimi është i shtrenjtë dhe nuk është e mundur që të varfrit të kenë qasje në “privilegjin” e shkollave private.

Duke pasur parasysh faktin se universitetet janë të shtrenjta, në SHBA ekziston një zinxhir i jashtëzakonshëm mundësish për FETÖ. Pranimi i studentëve në universitete nuk bazohet në një vendosje të centralizuar, por është nën përgjegjësinë e komiteteve të pranimit.

Pranimi i praktikantëve, i cili është i një rëndësie të madhe për CV-në, dhe lidhet me financimin e marrë dhe iniciativën e anëtarëve të fakultetit. Anëtarët e FETÖ-së, të cilët morën lejen e qëndrimit me pretekstin e “viktimizimit” ose u bënë nënshtetas amerikanë, nuk kufizohen vetëm në fushatat anti-turke në universitete dhe grupet e ekspertëve.

Në të njëjtën kohë, ata po pranojnë “studentë”, akademikë dhe persona të përzier me filozofinë e FETÖ, për poste në SHBA si studentë, praktikantë ose punonjës. Në këtë pikë, do të ishte e dobishme të jepeshin disa shifra për institucionet arsimore të FETÖ-së në SHBA. Organizata ka 140 shkolla në SHBA me rreth 60.000 nxënë dhe studentë në total. Të ardhurat e saj vjetore janë mbi 500 milionë dollarë. Këto shifra duhet të nënkuptojnë diçka për miqtë tanë amerikanë. Pra çdo vit, FETÖ shton të ardhurat e saj nga arsimi dhe zgjeron kapacitetet e saj në sektorë të ndryshëm, duke futur në tregun amerikan të punës më shumë se 60.000 individë tru-shpëlarë me ideologjinë e saj.

Organizata i kryen përpjekjet e saj edukative paralelisht me një përpjekje tjetër:radiografinë e sektorit shtetëror dhe privat, identifikimin e pozicioneve më jetike, vëzhgimin e dobësive institucionale dhe trajnimin e fuqisë punëtore të nevojshme për ato pozicione në shkollat e FETÖ.

Pasi një anëtar i organizatës vendoset në një pozicion, ai ose ajo u ofron referenca anëtarëve të tjerë të organizatës për ta zgjeruar atë. Pra si produkt i sistemit arsimor të SHBA-së, amerikanët e trajnuar nga FETÖ po “infiltrohen” në kompanitë amerikane, qeveritë e shteteve, partitë politike, institucionet arsimore apo grupet e mendimit.

Në dallim nga aktivitetet e FETÖ në vendet e Afrikës apo Azisë Qendrore, organizata po i afrohet pushtimit të një superfuqie nga brenda. Vlen të kujtohet se Rusia, duke e njohur këtë fakt, e ka ndaluar me ligj FETÖ-n.

Natyrisht, të gjitha këto procese duhet të kryhen në përputhje me parimin e “fshehtësisë” së kësaj organizate.
FETÖ, e cila ka rreth 5000 kompani në mbarë botën, ndjek një strategji monopolizimi, duke kontrolluar tregtinë në të gjitha vendet ku është aktive. Në këtë mënyrë, ajo është kthyer në një fuqi të madhe, dhe me konsolidimin e strukturës së saj financiare, është bërë një grup për t’u “marrë parasysh” nga kompanitë dhe qeveritë.

Ndërsa shumëfishon fitimet e padrejta me personelin që ka depërtuar në sektorin bankar dhe atë financiar, pas një farë kohe ajo bëhet një strukturë që e formëson tregun. Me fjalë të tjera, kompanitë tregtare nuk mund të mbijetojnë pa i paguar haraç organizatës në formën e “granteve”.

Mbetet ende të vlerësohet se sa kërcënim të madh paraqet FETÖ për SHBA-në, e cila ka një treg të madh. Blerja nga FETÖ e aksioneve të kompanive të mëdha amerikane dhe shndërrimi në një fuqi tregtare, mund të jetë një pikë kthese për amerikanët.

Organizata ndjek strategjinë e “bindjes ndaj të fortëve dhe dominimit ndaj më të dobëtve”. Në këtë kontekst, duhen monitoruar përpjekjet lobuese dhe donacionet për politikën. Duhet të hetohet se cili senator ka marrë sa para nga FETÖ gjatë fushatave zgjedhore.

Përndryshe, në Senatin Amerikan mund të shohim senatorë që “ngrenë duart” për FETÖ-në jo vetëm kundër Turqisë, por edhe për çështje globale. Natyrisht, është e mundur që anëtarët e FETÖ që kanë marrë nënshtetësinë amerikane të hyjnë në politikë dhe të bëhen senatorë si për demokratët ashtu edhe për republikanët.

Për më tepër, anëtarët e saj nuk duhet të jenë doemos me prejardhje turke. Për shkak të strukturës sekrete të organizatës, emërimi i një “imami” nga FETÖ për çdo senator, është një fakt që publiku amerikan vështirë se do ta vërë re.

FETÖ po konsolidohet ende në SHBA, dhe po depërton në çdo aspekt të jetës atje. Amerikanët duhet të kenë parasysh përvojën e hidhur të Turqisë. FETÖ, ose gylenistët, me çfarëdo emri, përbëjnë një kërcënim ekzistencial për SHBA-në.

Shënim: Murat Aslan, profesor i asociuar në Universitetin Hasan Kalyoncu, Turqi./ Përshtati "Pamfleti", nga  “Daily Sabah”

Lini një Përgjigje