
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se komandanti i Hezbollahut , Fuad Shukur, i cili u vra në një sulm izraelit në Bejrut, ishte personi kryesor përgjegjës për masakrën e 12 fëmijëve dhe adoleshentëve në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli të dielën.
Udhëheqësi izraelit tha se ai vizitoi fshatin Majdal Shams, ku ndodhi sulmi me raketa, dhe se ai pa pikëllimin e familjeve, botët e të cilave janë shkatërruar.
“Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur përballë ditëve sfiduese. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar. Izraeli do të bëjë që këdo që është kundër nesh të paguajë një çmim shumë të rëndë”, tha Netanyahu, teksa shtoi se që nga sulmi në Bejrut, Izraeli ka marrë “kërcënime nga çdo drejtim”.
Lini një Përgjigje