Një fjali e vjetër po ringjall frymën e urrejtjes në Mal të Zi dhe më gjerë në rajon.
Në Malin e Zi është rikthyer një frazë që dikur shënonte fillimin e dhunës etnike: “A ka këtu turq?”. Kjo pyetje, që në vitet e 90-ta shoqëronte sulmet ndaj kafeneve e dyqaneve myslimane, po dëgjohet sërish në forma të tjera, më moderne, por me të njëjtin qëllim: të identifikojë “armikun e brendshëm”.
Historiani dhe publicisti Šerbo Rastoder paralajmëron në një kolumnë për “Vijesti” se në Mal të Zi po zhvillohet një version i ri i neofashizmit, ku urrejtja ndaj “tjetrit” justifikohet me patriotizëm, ndërsa institucionet zgjedhin heshtjen.
Sipas tij, rasti i fundit në Podgoricë, ku një politikan shpalli rrejshëm se “100 mijë turq” jetojnë në Mal të Zi, tregon se gënjeshtrat etnike po shndërrohen në armë politike.
Më shqetësuese se propaganda është mungesa e reagimit institucional, që e bën këtë klimë armiqësie të duket e pranueshme.
“Crna Gora”, shkruan Rastoder, “po përgatit apelin e saj për antifashizmin”.
Në thelb, “Turku” nuk është më një kombësi konkrete, por një simbol i të gjithë atyre që nuk përshtaten me mitin e “kombit të pastër”: myslimanë, shqiptarë, boshnjakë, apo çdo pakicë tjetër që ruan identitetin e vet.
Ky është arketipi i urrejtjes që Ballkani nuk po arrin ta shërojë; dhe që sot po merr formë përmes gjuhës së rrjeteve sociale dhe nacionalizmit populist.
Paralajmërimi i Rastoderit vlen për të gjithë rajonin: fashizmi nuk kthehet me tanke, por me fjalë të zakonshme që fillojnë të duken “normale”. Dhe kur shteti hesht, historia përsëritet.
Pamfleti qëndron qartësisht kundër çdo forme të urrejtjes etnike, fetare apo kulturore në rajon. Historia e Ballkanit ka treguar se gjuha e përjashtimit është hapi i parë drejt dhunës, dhe se propaganda nacionaliste; qoftë nga pushteti, opozita apo grupime të rreme “patriotike”, është mjeti më i rrezikshëm për të mbajtur shoqëritë tona të varfra dhe të ndara.
Sot, kur në disa vende të rajonit po rishfaqen shenjat e nostalgjisë për “pastërtinë kombëtare”, detyra e medias është të mos heshtë. Sepse heshtja është bashkëfajësi. Dhe ne nuk do të heshtim./Pamfleti
Por kur Serbët(Mali i Zi) nuk bashkëjetojnë dot me shqiptarët, dhe me pakicat e tjera gjuhësore dhe kulturore,le të ndahet Mali I Zi.
Greket me emertesen turku me ide urrejtje nenkuptojne myslimanet, malazezet nuk e di se per ke e kane e kane per etnine turke apo per myslimanet shqiptar, bosnjak etj.
As nuk na e njen hic se cfare thoni ju serbosllav te qelbur, tani pranojeni qe edhe pak vite ju kane ngelur te mbani trrojet tona, emertimet e juaja vetem na forcojne edhe na bojn me kembengules drrejt qellimeve tona per nje shqiperi etnike..