
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me gazetarët përpara një takimi me Donald Trump në Uashington. I pyetur nëse takimi i tij me Trump është një tregues se takimi i Trump me Zelenskyn të premten ishte një katastrofë e plotë, Rutte hodhi poshtë një gjë të tillë.
Ai deklaroi se takimi i tij ishte planifikuar kohë më parë dhe se nuk kishte lidhje me takmin e Zelenskyt pak ditë më parë në Uashington, i cili sipas tij, shkoi shumë mirë.
"Jo, aspak. Kjo ishte planifikuar më parë. Po i dërgoja mesazhe presidentit pas suksesit të jashtëzakonshëm në Gaza dhe thamë të takohemi në Uashington për të diskutuar se si mund ta zbatojmë vizionin e tij për paqen në Ukrainë. Ishte një takim i mirë, ishte një takim i suksesshëm", shtoi ai në lidhje me takimin Trump-Zelensky javën e kaluar.
Rutte u tha gazetarëve se NATO ishte ripërtërirë dhe rigjallëruar që nga rizgjedhja e Trump si president në janar dhe se ai “e theu bllokimin” me Vladimir Putinin kur të dy folën në telefon në shkurt.
Lini një Përgjigje