TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Tetor 2025, 18:06

"UNRWA ka mbështetur Hamasin për vite me radhë", Izraeli sulmon Gjykatën e Hagës: Ndihmoni terroristët!

Shkruar nga Pamfleti

"UNRWA ka mbështetur Hamasin për vite me radhë",

Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon ka sulmuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë, e cila kërkon që Izraeli të mbështesë ndihmat humanitare të OKB-së në Rripin e Gazës, përfshirë edhe UNRWA-n (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt). 

Danon e cilësoi këtë opinion si të turpshëm, duke akuzuar agjencitë e OKB-së se janë shndërruar në strehë për terroristët. 

“Ata fajësojnë Izraelin për mungesë bashkëpunimi me organet e OKB-së, por duhet të fajësojnë veten. UNRWA ka mbështetur Hamasin për vite me radhë”, tha ai. 

Vendimi i dhënë nga një panel prej 11 gjyqtarësh kërkon që Izraeli të lehtësojë përpjekjet humanitare në Gaza dhe të mos pengojë punën e agjencive ndërkombëtare. 

Ndërkohë, zëvendëskryeministri izraelit Yariv Levin njoftoi dëbimin e 32 aktivistëve të huaj, të cilët kishin ndihmuar palestinezët gjatë sezonit të korrjes së ullinjve në Bregun Perëndimor. 

Sipas Levin, vendimi u mor pas një ankese të presidentit të Këshillit të Vendbanimeve të Veriut, Yossi Dagan, i cili i quajti aktivistët ‘anarshistë që provokuan në zonën e Samarisë’. 

Këtë vit, janë shtuar rastet e dhunës gjatë sezonit të ullinjve, me dhjetëra raste vandalizmi dhe sulmesh nga kolonët izraelitë ndaj fermerëve palestinezë. 

Njëri prej të dëbuarve, britaniku 30-vjeçar Rudy Schulkind, tha për AFP se ishte mbajtur 72 orë nga forcat izraelite përpara se të dëbohej më 19 tetor. Ai tha gjithashtu se 32 persona u arrestuan në një ullishte pranë qytetit të Nablusit. 

Lini një Përgjigje