
Gjykimi i disa "teknikëve" është se Teherani veproi në një mënyrë fleksibël dhe komplekse. Për këtë arsye nuk duhet nënvlerësuar...
Irani braktisi "durimin strategjik" për disa orë, në përpjekje për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të demonstruar se është i aftë të arrijë në territorin armik. Po ashtu është i bindur se sfida të tjera e presin nëse Izraeli do të kundërpërgjigjet.
Situata ka ndryshuar që nga hakmarrja e prillit, kur u përdorën dronët dhe raketat balistike. Në sulmin e fundit ata pretenduan se kishin përdorur raketën hipersonike Fattah 1. Një manovër e mohuar nga IDF e cila, megjithatë, pranoi se kishte pësuar dëmtime në disa baza ajrore, përfshirë Nevatimin, ku strukturat ishin nxjerrë jashtë përdorimit, por nuk ishin prekur avionët F-35.
Krateri 500 metra larg selisë së Mossad-it është i dukshëm. Pasojat e shpërthimeve në vende të ndryshme duken gjithashtu dhe ngrenë dyshime për pasoja më të rënda, të cilat si duket fshihen nga Tel Avivi. Siç pritej, iranianët kanë studiuar për të përmirësuar dhe korrigjuar gabimet e sulmit të parë.
Ekziston një rrymë mendimi që nënvizon efektet në dukje të kufizuara të hakmarrjes, me mjete që nuk janë saktësisht të fundit. Në fakt, disa raketa shpërthyen menjëherë pas nisjes për shkak të problemeve. Ekspertët ndërkombëtarë theksojnë se për shembull raketa Emad, mund të humbasë objektivin e saj deri në një kilometër. Ka të tjerë që thonë të kundërtën, duke e cilësuar si mjaft të saktë.
Gjykimi i disa "teknikëve" është se Teherani veproi në një mënyrë fleksibël dhe komplekse. Për këtë arsye nuk duhet nënvlerësuar. Në rast konflikti, gjenerali Amir Ali Hajizadeh, kreu i Divizionit të Hapësirës Ajrore dhe një figurë e rëndësishme në programin strategjik, mund të urdhërojë përdorimin e një numri më të madhe raketash shoqëruar dhe me dronë, me qëllim tejngopjen e “Mburojës së Hekurt”. Kjo edhe duke përdorur milicitë aleate të pranishme në Liban, Siri, Irak dhe Jemen.
Që nga 7 tetori, fraksionet, të armatosura nga ajatollahët, kanë ndarë detyrat. Hezbollahu vetëm kohët e fundit ka shënjestruar dronët dhe raketat, duke përdorur me masë lëshuesit e sofistikuar. Huthët jemenas, lëshuan raketa balistike dhe dronë, sulme të kufizuara që goditën në shenjë në disa raste. Ndërsa sulmet e "brigadave" irakiane ishin të vogla. Në përgjithësi, Izraeli e menaxhoi kërcënimin, duke u mbështetur në pajisjet e tij dhe mbështetjen e aleatëve të tij. Megjithatë, është e vështirë të bëhen parashikime në rast të një bombardimi të njëkohshëm nga çdo drejtim.
Tel Avivi më pas duhet të luftojë me fronte të tjera. Sulmi në Jaffa, për të cilin Hamasi mori përgjegjësinë, u krye nga dy vrasës nga Bregu Perëndimor dhe rrit rrezikun e terrorizmit. Qeliza të frymëzuara ose të drejtuara nga boshti Iran-Hezbollah (ka pasur sinjale të pafundme) ose elementë palestinezë që shfrytëzojnë momentin. Për këtë arsye, monitorohen grupet e përbashkëta kriminale arabo-izraelite, të cilat mund të angazhohen nga shërbimet armiqësore duke llogaritur në praninë e tyre dhe disponueshmërinë e armëve.
Një vëmendje që shtrihet edhe jashtë vendit. Në Danimarkë tre të rinj u arrestuan pasi hodhën granata dore pranë ambasadës izraelite, ndërsa në Suedi pati të shtëna para selisë diplomatike. Muajt e fundit, në vendet e Evropës Veriore janë shfaqur kontakte të mundshme midis bandave dhe aparatit Khomeinist për të sulmuar kundërshtarët dhe objektivat hebrenj. Trafikantët e drogës veprojnë si ndërmjetës në një aleancë të aftë për të organizuar sulme. /Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”
Lini një Përgjigje