TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Nëntor 2024, 22:38

A do të ndikojë ardhja e Trump te SPAK? Dashamir Shehi: Nuk shoh ndryshim të madh!

Shkruar nga Pamfleti

A do të ndikojë ardhja e Trump te SPAK? Dashamir Shehi: Nuk shoh

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi duke diskutuar fitoren e Donald Trump në SHBA, tha se nuk pret që ajo të ndikojë në drejtësinë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ai theksoi se presidenca e Trump mund të ketë ndikim te çështjet e Kosovës dhe Serbisë, por nuk sheh ndonjë ndryshim të madh për vendin tonë.

Ne ndonjëherë shohim shumë shkurt. Unë shoh çik më gjatë se jam më i vjetër. Kjo puna e drejtësisë ka fillluar me administratën demokrate. Ishte Trump, nuk ndryshoi gjë. Kam idenë që nuk ka npër të ndryshuar gjë. Ne mendojmë që po erdhi Trump, sikur vjen mbreti. Amerika prandaj është demokratike. Trump sikur të jetë i miri i botës, më shumë nga ç’e lejon ligji nuk mund të bëjë. Ka Kongres, ka Senat, ka Gjykatë. Ai i ka fituar të gjitha, por prit. Ne mendojmë se nëse i ka marrë të gjitha është si në Shqipëri.

Amerikën e mbajne një sërë institucionesh që janë konsoliduar që Trump as nuk i prish e as i rregullon dot. Në qoftë se unë shikoj që do të afektohet politika është për çështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh për në si shqiptarë, për botën po”, tha ai.

Lini një Përgjigje