TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Nëntor 2024, 20:10

“Jam i gatshëm të diskutoj me Trump”, Putin thyen heshtjen dhe uron “mikun” e tij për fitoren e zgjedhjeve në SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

“Jam i gatshëm të diskutoj me Trump”, Putin thyen heshtjen

Pavarësisht deklaratave se presidenti rus nuk do të uronte Donald Trumpin për fitoren e zgjedhjeve në SHBA, Vladimir Putin ka zgjedhur të thyej heshtjen.

Presidenti Putin, uroi Trumpin për fitoren dhe  e tij për fitoren, teksa theksoi se është gati të flasë me të.a

Urimin Putin e bëri në klubin e diskutimit Valdai në Soçi, një ditë pas fitores së Trump, teksa raportohet të ketë thënë se ishte i impresionuar nga sjellja e tij pasi i mbijetoi një atentati në një tubim në korrik.

Ai e përshkroi Trumpin si një "burrë të guximshëm" dhe se çdo ide për lehtësimin e përfundimit të krizës në Ukrainë meriton vëmendje.

"Duhet të jetë e qartë për të gjithë: Është e kotë të na ushtrohet presion. Por ne jemi gjithmonë të gatshëm të negociojmë nëse merren parasysh plotësisht interesat legjitime të ndërsjella. Kështu kemi thirrur dhe vazhdojmë t'u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikimin ndërkombëtar për të bërë”, tha ai në një takim të klubit të diskutimit Valdai.

Kjo deklaratë e Putin jep shenja se ideja e Trump për të arritur një paqe të shpejtë në Ukrainë është më e mundshme se kurrë.

Trump ka kërcënuar më parë se do të shkurtojë ndihmën për Ukrainën - një burim jetik mbështetjeje nën Biden për t'u mbrojtur nga pushtimi i Rusisë. Armët dhe donacionet e SHBA-së i tejkalojnë çdo aleat tjetër.

Ky reagimi i Putin tregon një pikë kthese në qasjen e Rusisë ndaj SHBA-së, pasi që nga nisja e luftës në Ukrainë marrëdhëniet mes dy shteteve ishin në pikën më të ulët historike.

Lini një Përgjigje