Të gjitha figurat kryesore të saj, mezi presin se kur do të shpërbëhet NPF, në mënyrë që të mund të konkurrojnë veçmas në garën presidenciale të 2027-ës. E djathta ekstreme, me më pak vende në parlamentin e ri se e majta, është partia e familjes Le Pen, e quajtur dikur Fronti Kombëtar nën themeluesin e saj, anti-semitin Jean-Marie Le Pen.
Michel Barnier, 73 vjeç, është politikani i të gjitha stinëve në Francë. Presidenti Emmanuel Macron sapo e ka propozuar atë për të qenë kryeministër i Francës. Synimi është të lejohet
krijimi i një qeveri funksionale pas akti të marrë të Marcon me shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare në qershor dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Rezultati ishte si Galia e Çezarit, një ndarje e politikës franceze në 3 pjesë. E majta, e djathta dhe qendra, që zihet nga partia e re e Macron, dolën nga zgjedhjet e fundit pa një shumicë për të qeverisur. Askush nuk e toleronte kompromisin. Grupi i Majtë fitoi numrin më të madh të vendeve në parlamentin francez nën flamurin e Frontit të Ri Popullor (NPF).
Por kjo aleancë jo natyrale, e kryesuar nga demagogu trockist anti-hebre Jean-Luc Mélenchon, dhe në një aleancë me socialistët francezë, që qeverisi në vitet 2012-2017 nën François Hollande, plus mbetjet e Partisë Komuniste Franceze dikur shumë të fuqishme dhe votat e protestës së të Gjelbërve, nuk është e bashkuar.
Të gjitha figurat kryesore të saj, mezi presin se kur do të shpërbëhet NPF, në mënyrë që të mund të konkurrojnë veçmas në garën presidenciale të 2027-ës. E djathta ekstreme, me më pak vende në parlamentin e ri se e majta, është partia e familjes Le Pen, e quajtur dikur Fronti Kombëtar nën themeluesin e saj, anti-semitin Jean-Marie Le Pen.
Sot kjo parti njihet si Tubimi Kombëtar, dhe është nën udhëheqjen e vajzës së tij, Marine Le Pen. Ajo është kundër emigrantëve, myslimanëve, anti-BE dhe pro-Putin. Pra përfaqëson identitetin e ri populist të politikës nacionaliste, e cila mund të shihet në SHBA me Trump, në Itali me Melonin, në Gjermani me AFD, në Angli me partinë Reforma, tek fraksioni i Suella Braverman në Partisë Konservatore, dhe tek variacione të tjera në shumë vende.
Në zgjedhjet e fundit, Le Pen fitoi më pak vende (por mori më shumë vota) se Mélenchon. Në mes është partia e Rilindjes, e themeluar nga Macron për të qenë mjeti i tij personal për t’i ofruar atij një shumicë parlamentare për miratimin e ligjeve. Një president francez, vendos zakonisht mbi mbrojtjen, luftërat dhe politikën e jashtme, por në përgjithësi ia lë ligjet e brendshme Asamblesë Kombëtare, kryeministrit dhe ministrave të tij.
Me një karrierë politike të gjatë, Barnier ka bashkëpunuar me të gjitha rrymat politike. Ai ka në studion e tij të punës një bust të gjeneralit të famshëm De Gaulle, dhe gjithmonë më thoshte se ishte një “Golist socialist”. Ai u bë i famshëm si një politikan lokal në rajonin e tij të lindjes alpine Haute Savoie, kur organizoi Olimpiadën e suksesshme Dimërore të vitit 1992.
Më pas u bë Komisioner Evropian për Rajonet, dhe më vonë Ministër i Jashtëm nën presidentin Jacques Chirac. Unë kam bashkëpunuar me të në periudhën e fundit, kur një qeveri britanike e mori seriozisht Evropën. Ne mbajtëm kontakte të ngushta edhe kur ai mori përsipër drejtimin e negociatave mbi Brexit në emër të BE-në, dhe takoheshim rregullisht në Bruksel ose Paris.
Unë i raportoja mbi gjendjen që kishte shkaktuar Brexit në politikën e Londrës. Ai e injoronte sjelljen arrogante të Boris Johnson, dhe i dha Evropës një marrëveshje që nuk ofronte asnjë lëshim ndaj vanitetit e britanikëve, të cilët mendonin se BE-ja kishte më shumë nevojë për Mbretërinë e Bashkuar sesa Britania kishte për tregtinë dhe qasjen në union.
Tani Barnier duhet të përpiqet nëse mund të gjejë një shumicë për ligjet që duhet të miratojë në të ardhmen për të qeverisur vendin. Marine Le Pen ka premtuar refuzim të plotë të çdo kryeministri tjetër përveç atij që ajo emëron nga kampi i saj i të djathtës ekstreme.
Edhe Jean-Luc Mélenchon luan rolin e liderit klasik trockist, duke refuzuar çdo ligj të propozuar nga një kryeministër “borgjez”. Pra Michel Barnier nuk do të ketë shumicën. Falë Macron-it, i cili vetë është pa asnjë përvojë në politikën parlamentare, formimin e koalicioneve, apo duke bashkëpunuar me këdo, ai po hyn në një proces që i ngjan një misioni të pamundur.
Por Barnier njihet edhe si Monsieur Compromise, Zoti Kompromis, pra si politikani më me përvojë i Francës mbi gjërat që mund të bëhen. E fundit, ngërçi politik dhe institucional francez kërkon një ndryshim të udhëheqjes kombëtare. Pranimi i Barnier për të marrë postin e kryeministrit është interesant në vetvete.
Ai nuk ka dështuar në asnjë nga punët e mëdha që ka bërë për Francën. Pastrimi i rrëmujës dhe kaosit që ka shkaktar Macron muajt e fundit, do të jetë testi i tij më i madh deri më tani./ Pështati "Pamfleti" nga “The Article”
Shënim:Denis MacShane, ish-Ministër për Evropën në qeverinë e Tony Blair. Ai shkruan rregullisht për gazetat franceze.
Lini një Përgjigje