Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Greqi, ku një 16-vjeçare theri me thikë një 14-vjeçare brenda ambienteve të shkollës.
Sipas mediave greke, e gjitha nisi për shkak të ofendimeve, ndërsa autorja sapo ishte transferuar në këtë shkollë dhe ishte dita e saj e parë.
E mitura ishte transefuar në këtë shkollë pasi u përjashtua nga shkolla tjetër për të njejtën arsye, mbajtje të mjeteve të mprehta dhe konfliktet fizike të ashpra me bashkëmoshatarët e saj.
Vajza e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plagën e mori në krahë.
Pas kësaj ngjarjeje, nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle kanë protestuar për sigurinë e të miturve, për shkak se dihej që 16-vjeçarja e transferuar ishte ‘problematike’ për nga sjellja sepse ajo ka plagosur dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë më parë. Ngjarja ndodhi që në ditën e saj të parë të transferimit në shkollën e re në Kipseli.
Por, ditën e sotme, protesta e nxënësve mori një formë tjetër. Nxënësit arritën të kyçnin brenda zyrës së tyre, drejtorin dhe nëndrejtorin e kësaj shkolle, si një mesazh për të gjithë ngjarjen që mund të parandalohej, teksa kërkesa e të miturve është mbrojtje në ambiente shkollore.
16-vjeçarja sakaq, ka dëshmuar për uniformat blu se e mitura e plagosur e ofendoi. Ajo ndodhet në paraburgimin e të miturve sipas sistemit grek.
Lini një Përgjigje