
627 persona kanë humbur jetën në Iran gjatë konfliktit të fundit me Izralin. Mediat shtetërore iraniane IRIB, teksa citon Ministrinë e Shëndetësisë së vendit, njofton se të paktën 4,870 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet izraelite 12-ditore.
Raporti pasqyron një përshkallëzim të rëndë të dhunës dhe dëmeve njerëzore në Iran, ndërsa tensionet mes dy vendeve kanë arritur një nga pikat më të larta të dekadës së fundit.
Një hartë e bashkangjitur në raport tregon vendndodhjet e sulmeve ajrore izraelite mbi territorin iranian, përfshirë objekte strategjike, baza ushtarake dhe infrastrukturë civile në disa rajone të vendit.
Në këtë krizë të Lindjes së Mesme, iniciativa tani është e Iranit. Vetëm sundimtarët e tij mund të vendosin nëse sulmi i SHBA-ve është fillimi i fundit apo fundi i fillimit.

Lini një Përgjigje