TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Tetor 2025, 10:21

Si u përdor Egla Ceno nga krimi i organizuar për të sulmuar gazetarin Saimir Kodra: Kush qëndron pas orkestrimit mafioz?

Shkruar nga Pamfleti
Si u përdor Egla Ceno nga krimi i organizuar për të sulmuar
Egla Ceno dhe Saimir Kodra /

Pas dënimit për shpifje, dalin në dritë prapaskenat e një skenari të orkestruar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish-deputetja socialiste Helena Xhina, për të goditur gazetarin që ekspozoi korrupsionin në drejtësi...

Ngjarja që nisi si një deklaratë emocionale brenda një reality show televiziv, ka rezultuar të ketë prapaskena shumë më të errëta dhe të organizuara.

Egla Ceno, ish-konkurente e “Big Brother VIP”, e cila publikisht akuzoi gazetarin dhe moderatorin Saimir Kodra për ngacmim 25 vite më parë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, duke u shpallur fajtore për një akuzë që që në fillim ngriti shumë pikëpyetje në opinionin publik.

Por pas këtij dënimi, sipas burimeve të sigurta nga mjedise të drejtësisë dhe medias, del në pah një histori e frikshme manipulimi dhe përdorimi politik e kriminal, ku Egla Ceno rezulton të jetë instrument i krimit të organizuar për të sulmuar një gazetar që kishte guxuar të ekspozonte korrupsionin në sistemin gjyqësor shqiptar.

Sipas këtyre burimeve, Egla Ceno është takuar në qytetin e Elbasanit me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e përfshirë në afera të rënda korrupsioni dhe e lidhur me struktura të krimit të organizuar, siç rezulton nga përgjimet dhe materialet e publikuara më parë nga media.

Në këtë takim, Ceno ka marrë porosi të drejtpërdrejtë nga gjyqtarja Fetahu për të sulmuar publikisht Saimir Kodrën, duke përfshirë në deklaratat e saj pretendime të rreme me karakter denigrues.

Qëllimi i këtij veprimi ishte hakmarrja ndaj gazetarit, i cili prej vitesh kishte investiguar rastet e korrupsionit të lidhura me emrin e Pajtime Fetahut; dosje ku dyshohet se ajo ka marrë ryshfet për lirimin e personave të dënuar për vepra të rënda.

Lidhja mes Eglës dhe gjyqtares është realizuar nga Helena Xhina, ish-deputete e Partisë Socialiste dhe ish-sekretare personale e Fetahut. Burime të afërta me këtë rreth pohojnë se Xhina ka qenë ndërmjetësja direkte që ka organizuar takimin dhe ka siguruar që Ceno të “aktivizohej” në sulmin publik ndaj gazetarit Kodra.

Ky detaj shpjegon pse deklarata e Eglës në “Big Brother” ishte e parapërgatitur dhe e koordinuar, jo një rrëfim spontan. Përmes një platforme televizive me ndikim të madh publik, synohej të goditej reputacioni i një gazetari investigativ; të përçohej frikë dhe të dërgohej një mesazh për çdo gazetar që guxon të ekspozojë korrupsionin në drejtësi.

Pas shpërthimit të deklaratës, Ceno mori një vëmendje të madhe publike. Por ndërsa publiku e pa si një histori emocionale, në prapaskenë kjo ishte një strategji e organizuar për manipulimin e opinionit publik.

Dënimi i Eglës nga gjykata për shpifje është një hap drejt së vërtetës, por ai nuk e mbyll historinë. Përkundrazi, ai hap një kapitull të ri:

Kush e përdori Egla Cenon dhe pse?

Kush i dha guximin të shpikte një ngjarje të paekzistente, dhe pse pikërisht në një moment kur në sistemin e drejtësisë po ekspozohen lidhjet e errëta midis gjyqtarëve dhe strukturave kriminale?

Në dritën e këtyre të dhënave, bëhet e qartë se Egla Ceno nuk ka vepruar vetëm. Ajo ka qenë vegël në duart e një grupi njerëzish me interesa të forta, që synonin të ndëshkonin një gazetar për investigimet e tij.

Dënimi i saj është vetëm maja e ajsbergut. Në sfond qëndron një mekanizëm shumë më i rrezikshëm: një drejtësi e kapur, ku gjyqtarë të korruptuar, lidhje politike dhe interesa kriminale bashkohen për të heshtur çdo zë që guxon të flasë.

Ky rast është një paralajmërim serioz se krimi nuk sulmon më vetëm me armë, por edhe me njerëz, mikrofonë dhe skena televizive./Pamfleti

egla ceno saimir kodra

8 Komente

  1. D
    Degradimi i medias

    Për popullin problemi është edhe një tjetër. Pra roli i medias përveçse në propagandën partiake, por edhe në goditjen e gjykatësve apo gazetarëve me sulme mediatike të porositura. Në këto raste media është pjesa më e rrezikshme sepse bëhet kanali përcjellës i shantazheve. Pyetja që lind në rastin konkret është: A duhet të mbyllet Big Brother Vip? Apo duhet të rrijë hapur sepse Ledion Liço, i shoqi pronares së Topit nuk ka ça programi drejton tjetër për momentin? A duhen lejuar të transmetohen spektakle si Big Brother që konkretisht në vitet e fundit kanë degjeneruar në shembull banaliteti, dhune, bullizimi, parazitizmi, e promovimi të LGBT? Për çfarë shërben një program i tillë? Për edukim jo, për argëtim s'besoj, sepse dhuna dhe bullizmi (e së fundmi me dënimin për shpifje të Eglës akoma më keq) s'janë argëtim. Media për publikun është shumë e rëndësishme se duhet të jetë normalisht një dritare informacioni (të vërtetë) dhe argëtimi, e jo vegël propagande apo e krimit të organizuar për sulme ndaj gazetarëve.

    1. D
      Dori

      Po dhe media u jep hov mashtruesve se kshu do populli gjoja E ku mbeti edukimi edhe nëpërmjet medias? Po mire tha ai populli Korean I ndarë në dysh ama njëra anë lulëzon modernitet, tjetra shtypje, ja nje Gen jane. KSHUQE VARET KUSH E QEVERISIN

      1. E
        Endri

        Kjo shembulli tipik i degradimit te individit, qoft intelektual apo artist. Ne momentin qe nuk hapin gojen kur duhet qe rregullat te behen si duhet e te zbatohen po ashtu, aha sëmuren me kartele... E kjo keshtu ishte po ende nuk habitem si rrinin e degjonin... TURP. Faleminderit Pamfleti qe shkruani, po keq kemi dhe nderkombetarët qe perfitojne, gjejne shesh e bejne pershesh me keq se ca kane testuar per vete

        1. M
          M

          Ok. Plotesisht e drejte.

          1. K
            Kela

            Aman seriozisht e thoni qe krimi i organizuar paska vene Eglen te shpifi e bla bla bla. Keto gjera per Saimir Kodren mendoj se i dinte gjysma e Tiranes. E kushim te degjuar prej kohesh qe ai abuzonte me vajzat e televizionit, pra i ngacmonte dhe prandaj kur e degjuam nga Egla Ceno nuk u çuditem fare

            1. F
              Filipi Zhavorri

              Ky Saje Kodra katunar nga Librazhdi kur filloi pune ne TV dhe u martua pa pjeshke me sy keshtu qe Egla nese ka sajuar ngjarje e sigurte eshte qe ky katunari pi Librazhdi anal-ogu i Torolant Balles ka ngacmuar femra pa fund per shkak te detyres.

            2. D
              Dibrani

              Pamfleti ti qenke nona e perpilimit historive epike si Muja e zanat e malit.Te lumte.....

              1. Beni

                Per mua duhet denim me i ashper

                Lini një Përgjigje