Dhe sot, vajza e tij, gjyqtarja Megi Strakosha, që duhet të mishëronte integritetin dhe drejtësinë, del në sallë gjyqi për të ofenduar dhe poshtëruar avokatët që denoncojnë korrupsionin.
Skandali në sistemin e drejtësisë po merr përmasa të reja. Gjyqtarja Megi Strakosha, e cila pak ditë më parë i bërtiti dhe tentoi të poshtëronte në sallën e gjyqit avokatin Ulian Barjami, nuk është një emër i rastësishëm. Ajo është vajza e shtetasit Vasillaq Strakosha, një person i dënuar nga drejtësia shqiptare për shpërdorim detyre dhe vjedhje pronash publike, ndër to edhe *ñtokat e qytetarit Irakli Likoka në Himarë.
Sipas dosjeve të hetimit, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro. Në dosje rezulton se tokat e shtetasit Irakli Likoka janë përfshirë në skemën e abuzimit, duke u regjistruar në mënyrë të paligjshme nga zyrtarët e bashkisë.
Gjykata ka shpallur fajtor Vasillaq Strakoshën, duke konfirmuar rolin e tij në një nga aferat më të turpshme të grabitjes së pronave në jug të vendit. Dhe sot, vajza e tij, gjyqtarja Megi Strakosha, që duhet të mishëronte integritetin dhe drejtësinë, del në sallë gjyqi për të ofenduar dhe poshtëruar avokatët që denoncojnë korrupsionin.
Ky fakt përbën konflikt të hapur interesi, dhe cenim të rëndë të etikës profesionale, sepse një gjyqtare me lidhje të drejtpërdrejta familjare me persona të dënuar për korrupsion nuk mund të gjykojë me paanshmëri. Rasti i Strakoshës tregon edhe një herë se drejtësia shqiptare është e kapur, e mbushur me figura që trashëgojnë ndikimin, jo integritetin.
Kallëzimi për këtë aferë është bërë nga qytetari Irakli Likoka, i cili prej vitesh kërkon drejtësi për pronat e tij të vjedhura nga zyrtarë të korruptuar. Ndërkohë që sistemi hesht, gjyqtaret me lidhje familjare kriminale bërtasin në sallë ndaj avokatëve që guxojnë të flasin./Pamfleti


Jan di krimba jan kudo prandaj ikin njerzit.
Surrati i RILINDJES E DREJTESISE SE PLEPAVE.
ok, e pamë ça do prokurori… po gjykata? vendimi i gjykatës ku është? apo s’ka fare? se kështu si po e nxirrni, del që s’ka vendim gjykate hic – vetëm ça ka thonë prokurori. gjykata qenka veç për zbukurim? Hallall republika e prokuroreve