TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Tetor 2025, 10:31

Rama ia jep projektet Ilir Trebickës, ortakut të Oleg Deripaskës; FBI dërgon dosjen në SPAK, Altin Dumani e bllokon

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i FBI-së zbulon lidhjet financiare mes biznesmenit Ilir Trebicka dhe oligarkut rus Oleg Deripaska, që investon në Shqipëri përmes kompanive të ndërtimit, energjisë dhe turizmit. SPAK nuk ka hapur hetim, pasi drejtuesi Altin Dumani urdhëroi bllokimin e procedurës dhe ndaloi BKH-në të veprojë...

Rama ia jep projektet Ilir Trebickës, ortakut të Oleg Deripaskës;
Ilir Trebicka /

Më 16 tetor 2025 ndodhën dy episode që lidhen me të njëjtët emra dhe të njëjtin rrjet të mbrojtur nga kryeministri Edi Rama me licenca dhe status “Investitor Strategjik”.

1.  Në Nju Jork, gjykatësi federal Jed Rakoff dënoi me burg ish-diplomatin rus Sergei Shestakov, për bashkëpunim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, në shmangien e sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska.

2.  Në Tiranë, Edi Rama i dha projektin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” dhe lejet e kullave përreth tij grupit të kompanisë “Trema Tech sh.p.k.” të biznesmenit Ilir Trebicka, ortaku i Deripaskës në disa investime të mëdha në Shqipëri.

Rama ia jep projektet Ilir Trebickës, ortakut të Oleg Deripaskës;

Ortakëria Trebicka–Deripaska, dosje e bllokuar në SPAK

Sipas një raporti të FBI-së të dërguar në shtator 2023, Ilir Trebicka dhe oligarku rus Oleg Deripaska janë ortakë të fshehtë në disa kompani me kapital rus që operojnë në Shqipëri në fushën e turizmit, ndërtimit dhe energjisë. Raporti është përcjellë për hetim te SPAK dhe BKH, pas daljes së aferës “Rama–McGonigal”.
Por drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka penguar hapjen e hetimit, duke urdhëruar bllokimin e procedurës.

Burime të “Pamfleti” brenda strukturave hetimore konfirmojnë se ish-drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj, është përplasur me Dumanin edhe për këtë çështje, dhe e ka raportuar pengesën te FBI si ndërhyrje politike dhe si rast të dyshuar për pastrim kapitalesh ruse.

Vendimet qeveritare që legalizuan grabitjen

Në raportin e FBI-së ndodhen kopje të vendimeve të firmosura nga kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e qeverisë për dhurimin e 800 hektarëve tokë shtetërore në Divjakë për kompaninë “Agro Iliria Group”, ku janë ortakë Ilir Trebicka dhe Oleg Deripaska.

Rama ia jep projektet Ilir Trebickës, ortakut të Oleg Deripaskës;

Vendimet mbajnë numrat 6/4, datë 19 prill 2018 dhe 6/9, datë 24 qershor 2020, me status “Investitor Strategjik”.

Kanalet e zeza të parave ruse

Raporti i FBI-së flet për depërtim të fondeve të Deripaskës në Shqipëri nëpërmjet kanaleve bankare të errëta të Raiffeisen Bank, agjencive të transfertave ndërkombëtare dhe kompanive offshore që punojnë me qeverinë shqiptare.
Në territorin shqiptar, financimet kalojnë përmes kompanive të Trebickës, ndërsa Agjencia e Inteligjencës Financiare, SHISH dhe strukturat anti-pastrim heshtin, pasi varen direkt nga kryeministri.

Kompanitë ku fshihen paratë

Në dosjen “Trebicka–Deripaska”, që qëndron në sirtarin e SPAK-ut prej tre vitesh, FBI ka identifikuar si kanale kryesore të pastrimit të parave kompanitë:
“Agro Iliria Group”, “Drimadhe I&I”, “X-One”, “Media Call 2000”, “Trema Investment”, “Trema Investment 2”, “Pelikan Energy”, “Niko P&I”, “Shushica Energy” dhe “Trema-Gjoka JV”.

Përmes tyre, Ilir Trebicka ka marrë leje për:

1. komplekset e vilave dhe pallateve në Farkë,
2. resortin “Thymus” me 38 vila në Dhërmi,
3. stadiumin e Durrësit dhe kullat rreth tij,
4. “Oxa Tower” pranë Gardës, në ortakëri me Ylli Ujkën e Çesk Ivanajn,
5. investimet në Poliçan dhe Virua të Gjirokastrës,
6. gjashtë HEC-e në Shushicë të Vlorës,
7. projektin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” dhe kullat përreth.
Kjo dosje, e heshtur nga SPAK dhe e mbyllur me urdhër politik, është një tjetër provë se pas investimeve të “strategjikëve” të Ramës fshihet një zinxhir financiar rus që kalon përmes oligarkëve, bankave dhe kompanive të ndërtimit, ndërsa drejtësia shqiptare mban sytë mbyllur./Pamfleti

ilir trebicka oleg deripaska fbi altin dumani spak

Lini një Përgjigje