TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Prill 2023, 17:53

Një post i ri për Artan Lamen, hajdutit nuk i ndahet “shpirti” nga pronat

Shkruar nga Pamfleti
Një post i ri për Artan Lamen, hajdutit nuk i ndahet
Zoti Lam

Më 2013-ën e mbushi qeverinë me hajdutë, të cilët prej 10 vitesh i qarkullon nëpër ministri, bashki e drejtori ku janë pasuritë, licencat, tenderët, PPP-të, tokat e bregdeti. Ata që nuk duhen më, i çon në burg, ndërsa ata që i duhen i mbledh në kryeministri me poste këshilltarësh e drejtorësh, siç veproi me Ilir Beqjan e tani me Lamen

Pavarësisht se Edi Rama nuk dha asnjë sqarim për shkarkimin e Artan Lames, ai u detyrua ta spostonte, kur mësoi se SPAK gjatë hetimit për regjistrat e falsifikuar e të zhdukur në Tiranë, Durrës, Vlorë, ka zbuluar prova për përfshirje të Artan Lames dhe mund të arrestohej në detyrë.

Por siç duket, Babloku e Artan Lame i kanë “rregulluar telat” me shefat e SPAK dhe janë të qetë e të sigurt, se nuk do hapet dosje penale “Kadastra” për krimet e zotit Lam në regjistrat e ALUIZNI-t, Hipotekës e kthim-kompensimit të pronave.

Prandaj Babloku, 1 muaj pas shkarkimit nga Kadastra, ka menduar për postin e ri të Artan Lames, por këtë herë në kryeministri, ku sipas informacionit po sajohet një drejtori e posaçme.

Posti i Artan Lames, do të jetë Kryeinspektor pranë Kryeministrit, për mbikëqyrjen e pasurive shtetërore e të sekuestruara, në bashkëveprim me Ministrinë e Financa-Ekonomisë.

Po kështu, Artan Lame do ketë kompetencën e përzgjedhjes së tokave e trojeve shtetërore e private në gjithë Shqipërinë, që do t’i jepen investitorëve strategjikë në bashkëpunim me Agjencinë e Investimeve, ku drejtor është djali i Fatos Nanos e kryetar bordi është Edi Rama.

Po kështu, zoti Lam do bashkëpunojë me Ministrinë e Infrastrukturës që mbulon territorin dhe me ministrinë e Financa-Ekonomisë, që ka në administrim tokat e trojet publike dhe paguan vlerën për tokat private që shpronësohen.

Pra, në vend që zoti Lam të shkojë në burg, për grabitjen e pasurive me falsifikime te ALUIZNI, Hipoteka e Komisioni i Pronave, do rehatohet në kryeministri me post të lartë, përsëri  si “kryesekser” i pronave, ngaqë ia ka “marrë dorën dhe nuk i ndahet shpirti” prej tyre.

Me drejtorinë e sajuar për krye hajdutin e pronave Artan Lame, po veprohet njëlloj si me Drejtorinë e Donacioneve, që Edi Rama e sajoi në kryeministri për Ilir Beqjen, super hajdutin e tenderëve dhe koncesioneve të shëndetësisë.

Ky është modeli i Edi Ramës, i cili kur erdhi në pushtet, largoi nga PS gjithë profesorët e ekspertët dhe e mbushi me konkubina e hajdutë të besuar e të bindur, të lidhur me njeri-tjetrin në shumë fije brenda sektit “Rilindja”.

Por prej 10 vitesh, hajdutët që nuk i duhen më i çon në burg, ndërsa ata që i duhen i qarkullon nëpër ministri e drejtori ku janë pasuritë, PPP-të, tokat e bregdetit, dhe në fund i mbledh në kryeministri me poste këshilltarësh e drejtorësh, si veproi me Beqjen e tani me Lamen./Pamfleti

 

artan lame post i ri pronat

Lini një Përgjigje