TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Mars 2024, 13:18

Martin Mici, “Mon Kukaleshi” që Anila Denaj e merr gjithmonë me vete; tani të “tepsia” e bujqësisë

Shkruar nga Pamfleti
Martin Mici, “Mon Kukaleshi” që Anila Denaj e merr
Anila Denaj dhe Martin Mici /

Nëse SPAK do hetojë në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, do zbulojë, se  me urdhër dhe veprime të kryera në regjistra nga Martin Mici, janë fshirë 810 kredi bankare detyrime ndaj shtetit në vlera 200-300 milionë lekë, me mashtrimin se debitorët nuk ekzistojnë më, kur ata janë gjallë, me shëndet, pasuri e biznese...

Emri i ministres Anila Denaj, ka dalë në çdo dosje hetimore të vjedhjeve me ilaçet e rimbursuara, të landfilleve, pronave publike, agjencive mashtruesve të kredive, vjedhjeve me ri-ndërtimet e 23 milionë Euro, me tenderë fiktivë për gjoja rikonstruksion-modernizimin e shkollave profesionale.

Por pazaret korruptive, vjedhjet e qokat, ajo i sekserizon dhe realizon, me drejtorët e besuar që merr me vete si “ogiçë” në çdo ministri, një prej të cilëve është Martin Mici, të cilin e quajnë “Mon Kakaleshi” i Anila Denajt.

Si sekser i Anila Denajt, ai ka shërbyer kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor, emëruar në këtë detyrë prej saj, për lidhjet që kanë pasur prej 15 vitesh në sistemim bankar privat, si aksioner legal e ilegal në fondacionet mashtruese që japin e administrojnë kredi bankare dhe në një biznes grumbullimi bonosh e obligacionesh (borxhe) që ia shisnin qeverisë.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave dhe KLSH-së, gjatë detyrës së Martin Micit si Drejtor i Hetimit Tatimor, evazioni fiskal u shtua me 630 milionë Euro në ndërtime, importe e prodhime ushqimore, karburante, resorte, transporte detare e rrugore etj.

Për ta veshur me pushtet e fuqi, Martin Mici u emërua dhe këshilltar i ministres për doganat e shef në Bordin e Mbikëqyrjes Financiare, agjenci kjo në vartësi të Ministrisë së Financave, që ka në dorë kontabilistët e bilanceve financiare të krejt institucioneve bizneseve, detyrë në të cilën, ai krijoi një rrjet kontabilistësh të drejtuar nga Adriana Berberi, që falsifikonin bilancet e oligarkëve dhe bizneseve të mëdha e të lidhura me shtetarët.

Pas detyrës Drejtor i Hetimit Tatimor të Shqipërisë, Martin Mici, u emërua Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive që janë marrë nga shteti e kredive që u ka dalë garant shteti; agjenci që është në vartësi të Ministrisë së Financave, ku megjithëse Martin Mici ishte zv/drejtor, iu dha kompetenca të vendoste vetëm ai për debitorët.

Nëse SPAK do hetojë, do zbulojë, se me urdhër dhe veprime të kryera në regjistra nga Martin Mici, janë fshirë 810 kredi bankare detyrime ndaj shtetit në vlera 200-300 milionë lekë, me mashtrimin se debitorët nuk ekzistojnë, kur ata janë gjallë, me shëndet, pasuri e biznese.

Po kështu, sipas raporteve të Ministrisë së Financave, rezulton se 575 kredi janë ulur në vlerë 50-60% të detyrimit ndaj shtetit, me mashtrimin sikur janë bërë deklarime e përllogaritje gabim nga ish-bankat dhe fondet shtetërore që i kanë dhënë.

Sipas auditit, janë gjetur falsifikime e fshirje vlerash financiare, në 1178 kredi me garanci shtetërore, të nën-huave të garantuara nga ministrat e financave për koncesionet e marra nga oligarkët, si dhe kredive të transferuara nga ish-bankat shtetërore të nivelit të dytë e portofolit të investimeve nga Enti Banesave dhe INSIG para privatizimit.

Për aftësinë, guximin dhe kyçjen e gojës në punët e pista, Anila Denaj e ka marrë “Mon Kukaleshin” Martin Mici dhe në Ministrinë e Bujqësisë, duke e emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Bimëve dhe Peshkimit, ku ka pazare të shumta e të majme.

Në këtë detyrë Martin Mici ka në vartësi Drejtorinë Veterinare, Drejtoria e Sigurisë Ushqimore dhe Drejtorinë e Bimëve, Farërave, Fidanëve e Plehrave dhe Drejtorinë e Programeve të Peshkim-Akuakulturës, ku çdo vit qarkullojnë 170 milionë Euro projekte me fonde shteti.

Dhe te “tepsia” e bujqësisë, Martin Mici po realizon pazaret që bën ministrja Anila Denaj, disa prej të cilëve urdhërohen nga Babloku, siç është lejimi pa kontroll i miellit, qumështit e prodhime bujqësore serbe që fut në Shqipëri firma kosovare “Devolli” e Blerim Devollit,  mikut të Bablokut.

Po kështu, është dhënë urdhri, të mos kontrollohen importet, origjina, siguria dhe skadencat e produkteve te rrjetit “Big Market” të deputetit të PS, Vullnet Sinaj; si dhe te fabrika sallameri “Hako”, te distributori i çokollata-akulloreve, te kombinatet e mishit etj., që janë sponsor të PS dhe paguajnë haraçe te ministrja Anila Denaj.

Drejtori Martin Mici, ka dhe këto arritje: ka bërë letrat false, sikur janë paguar 18 milionë Euro për gjoja regjistrim-marketimin  dhe vaksinimin e bagëtive; 9 milionë Euro për gjoja asgjësimin e parazitëve dhe brejtësve të bimëve të arave; 7 milionë Euro për gjoja evidentim-studimin e zonave të peshkimit l2 milion Euro për gjoja popullimin me rasat peshku të liqeneve dhe ka lejuar 86 anije të peshkojnë pa licencë./Pamfleti

martin mici anila denaj mon kukaleshi i ministres

Lini një Përgjigje