Si “bose” në letra para mediave dhe në Podsast-in e tij, Edi Rama prezantoi shitësen Arjeta Puca, të cilës, në emër të firmës “TIMAK”, i ka dhënë të drejtën të bëjë biznes pa taksa për 50 vite dhe i ka dhënë 30 mijë m2 truall e objekte shteti falas për 99 vite...
Babloku, me Podcast-in dhe mediat e tij, ka filluar të propagandojnë një oligarke kukull, të quajtur Arjeta Puca nga Dibra, të cilën e ka futur në “tepsinë” e tenderëve të shëndetësisë, bashkive dhe koncesioneve me fonde e pasuri shtetërore.
Duke e prezantuar Arjeta Pucajn, si prodhuese të fuqishme për auto-ambulanca e zjarrëfikse, gjoja me porosi e kontraktim nga OKB, Babloku tha se qeveria ka filluar të krijojë me të, një kompani në formë koncesioni për prodhimin e makinave shqiptare “Made in Albania”.
Në fakt, “Ylli” që po propagandon Babloku, ka një firmë me emrin “TIMAK” ku është ortake me 50%, me kapital 29 milionë lekë dhe objekt tregtim pajisjesh e pjesësh këmbimi, me qendër në Turqi, ku ka banuar deri në maj 2010, dhe kur u kthye në Shqipëri e iu fut tenderëve pa garë.
Nuk është rastësi, që prezantimin e parë ia bëri Babloku, ndërsa disa kryetarë bashkish, shpejtuan të blinin prej saj automjete zjarrfikëse, pastrimi, pjesë këmbimi ujësjellësish e depozita uji, kurse shefat e shëndetësisë blenë auto-ambulanca e pajisje mjekësore në vlerë totale 2 milionë Euro.
Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, Babloku i ka bërë gati një koncesion montimi automjetesh me pjesë këmbimi nga Turqia; të cilat do t’i quaj automjete prodhim “Made in Albania”, por që në fakt do jetë një “lavatriçe” e madhe pastrimi parash të Azisë e Ballkanit.
Si “bose” në letra, Babloku Edi Rama prezantoi shitësen Arjeta Puca, të cilës, në emër të firmës “TIMAK Sh.p.k”, i ka garantuar të bëjë biznes koncesionar pa taksa për 50 vite dhe në 30 mijë m2 truall e objekte shteti falas për 99 vite, në ish-Kombinatin Metalurgjik-Elbasan
Pra, një shitëse pjesësh këmbimi e makinash me kapital 29 milionë lekë, gjoja do bëjë biznes prodhimi makinash në Shqipëri, por siç e ka deklaruar vetë Arjeta Puca, do mbështetet me financa e asete nga qeveria shqiptare, si PPP-të me landfillet, Check-up, kullat e Alabbar etj.
Por informacionet, thonë se shitësja Arjeta Puca, është katapultuar nga Turqia në Shqipëri për këtë biznes montimi auto-ambulancash, auto-zjarrfikësesh e tregtim pajisesh mjekësore, si maska e Sinan Idrizit të avionit të Bablokut dhe e dhëndrit të Erdogan.
Pra, prapa markës së makinave “Made in Albania”, do jenë interesat “Made in Erdogan”, ndërsa Arjeta Puca, do jetë ajo që do ketë emrin në letra, si gjoja biznesmene shqiptare, prandaj po e propagandon kryeministri Edi Rama me Podcast, me media e me duar në qafë.
Thuhet se kukullën Arjeta Puca, mashtruesi e trafikanti Sinan Idrizi dhe dhëndri mafioz i Erdogan, e kanë piketuar nëpërmjet babait të saj Shpëtim Puca që jeton prej afro 30 vitesh në Turqi, të tre të lidhur në punë të pista atje.
Ndërsa tani, më hapësirat financiare, pasurore e fiskale shtetërore që po u krijon Babloku, ata po i përdorin vajzën Arjeta Puca, si maskë të një biznesi në Shqipëri, që do jetë “lavatriçe” e pastrimit të parave të Azisë e Ballkanit.
Saktësojmë, se Arjeta Puca ka firmën “TIMAK”, ndërsa motra e saj Eneida Puca, më 11 shtator 2020 ka blerë një firmë tjetër fiktive me emrin “TIMAC” në vlerën 100 mijë lekë, të krijuar më 5 maj 2020 nga familjari i saj dibran Izmir Hoxha.
Dhjetë muaj pas blerjes, më 24 qershor 2021, Eneida Puca ia shiti këtë firmë motrës së saj Arjeta Puca në vlerën 100 mijë lekë, ndërsa pas 5 muajsh, kjo ia rishiti motrës Eneida Puca po me 100 mijë lekë; firmë me të cilën, në 2 vitet fundit kanë marrë 1.4 milionë Euro tenderë nga shteti shqiptar. Kaq për sot!/Pamfleti
Lini një Përgjigje