TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Dhjetor 2025, 13:20

Kulla e basteve ilegale, 1 km nga SPAK-u: si po ngrihet “Tailor of Tirana” me paratë e rrjetit “CR7” dhe “333”

Shkruar nga Pamfleti

Bastet ilegale të Tom Doshit dhe Lendi Palajt po derdhen në “Tailor of Tirana”, kullën që po ngrihet vetëm 1 km nga SPAK. Leje të marra me shpejtësi, kompani fantazmë dhe prestanome po shndërrojnë paratë e rrjetit të basteve në beton, duke sfiduar hapur SPAK-un...

Kulla e basteve ilegale, 1 km nga SPAK-u: si po ngrihet “Tailor of

Vetëm një kilometër në vijë ajrore nga SPAK, Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, po ngrihet një kullë 36-katëshe që quhet Tailor of Tirana. Projekti shitet si luks, por brenda dokumenteve, emrave dhe lëvizjeve të pronësisë del një e vërtetë e thjeshtë. Kjo godinë po ndërtohet me paratë e basteve ilegale që për tre vite kanë qarkulluar lirshëm në Tiranë nën kontrollin e Lendi Palajt dhe dhelprës Tom Doshi.

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e blerjes së votave të PSD-së, ku skema financohej kryesisht nga rrjeti i lojërave të paligjshme. Por ndërsa prokurorët kërkojnë “gjurmët e ujkut”, ujku ka dalë nga kafazi dhe po ndërton kulla në mes të qytetit. Bastet ilegale jo vetëm që i dhanë PSD-së tre mandate deputetësh, por tani po krijojnë pasuri të paluajtshme shumëkatëshe si sfidë e hapur ndaj SPAK.

Njulend Palaj, menaxheri i basteve që tani ndërton kulla

Lendi Palaj, i njohur si “kryemenaxheri” i llotove të “333” ''B3T'' dhe “CR7”, është arrestuar disa herë dhe liruar po aq shpejt. Policia ka zbuluar pagesa cash dhe rrjete të tëra pikash bastesh që ai i kontrollonte për llogari të Tom Doshit. Në Ali Demi, në zonën ku Palaj jeton dhe ku mbante qendrat e basteve, ai është përfshirë edhe në konflikte me armë. Ironikisht, pikërisht aty ku Lendi Palaj kerciste kallashnikovët, sot po ngrihet Tailor of Tirana. Prokurorët e shohin si “peshk të freskët” pasi dosjet me emrin e tij shkojnë dhe vijnë pa rezultat, ndërsa OPGJ-të e kanë përballë prej vitesh, me blloqe bastesh, lista pagesash dhe prova që gjithmonë dalin “të padeklarueshme”

Burime të uniformave blu pohojnë se Palaj deklaron për bosët e tij një mbetje mujore (fitim) 300 deri 400 milionë lekë të vjetra nga bastet ilegale. Këto para, të mbledhura me 'çanta të zeza' dhe të dorëzuara te dhelpra Tom Doshi, tani po injektohen në një skemë ndërtimi. Sipas burimeve, investimi ndahet në dy pjesë. Gjysma e parave vjen nga Lendi Palaj, gjysma tjetër nga rrethi i Tom Doshit. 

EL & EL Construction, kompania e sapokrijuar që mori lejen e kullës dhe çoi drejt rrjetit të Tom Doshit dhe Njulend Palaj

Më 17 qershor 2025 u regjistrua EL & EL Construction sh.p.k., një kompani e re që në letër duket si subjekt ndërtimi, por në praktikë shfaqet si një strukturë e përkohshme e ngritur për të mbajtur lejen e projektit “Tailor of Tirana”.

Themelueset janë Elda Betaj dhe Elis Sinani. Të dyja janë të lidhura drejtpërdrejt me rrethin e Tom Doshit. Në territorin elektoral të PSD-së, asnjë kompani ndërtimi ose trualli nuk lëviz pa miratimin e tij. Asnjë leje e rëndësishme nuk kalon pa njerëzit e tij të terrenit dhe në këtë rast, faktet e vërtetojnë këtë linjë.

Elda Betaj është bashkëshortja e Shkëlzen Betajt, i njohur për rolin e tij si ish-zv.drejtor i Hipotekës së Tiranës dhe si pjesë e strukturave që prej vitesh lëvizin dokumente pronash, leje ndërtimi dhe marrëveshje trualli për llogari të grupeve që kanë ndikim politik.

Elis Sinani është bashkëshortja e Andi Sinanajt, i cili rezulton të jetë i përfshirë në projekte të lidhura me rrjetin e PSD-së dhe me njerëz të afërt me Tom Doshin.

Që të dy, Betaj dhe Sinanaj, kanë rol kyç në një tjetër kompani (SIAN BUILDINGS ALBANIA)
ndërtimi që ka siguruar leje për një kullë 35-katëshe, në të njëjtin bosht interesash. Kjo i vendos dy themelueset e EL & EL Construction brenda të njëjtit rreth të njohur të ndikimit të Doshit.

Pas marrjes së lejes, më 17 tetor 2025, ndodh lëvizja kyçe: kuotat e EL & EL Construction transferohen. Në dokument shfaqen si “dhënës pëlqimi” pikërisht Shkëlzen Betaj dhe Andi Sinanaj, pra bashkëshortët e themelueseve. 

Kulla e basteve ilegale, 1 km nga SPAK-u: si po ngrihet “Tailor of 

Kulla e basteve ilegale, 1 km nga SPAK-u: si po ngrihet “Tailor of

Pas transferimit, EL & EL nuk mbetet më në duart e dy grave që e themeluan. Kompania kalon tek dy emra që kontrollojnë projektin:

Gjoka Ndërtim, që merr pjesën teknike të punimeve.

G88 shpk, kompania e Daniel Garunjës, ish-kandidat për deputet i PSD-së, i lidhur drejtpërdrejt me rrethin e Tom Doshit.

Kulla e basteve ilegale, 1 km nga SPAK-u: si po ngrihet “Tailor of

Reklamimi i projektit “Tailor of Tirana” nisi menjëherë pasi G88 dhe Gjoka u shfaqën si pronarët formalë të EL & EL Construction. Në materialet zyrtare, apartamentet ofrohen me çmimin 2000 euro për metër katror, një çmim që përputhet me tregun e zonës dhe shitet si ofertë standarde për ndërtimet e reja.

Megjithatë, burime të përfshira në projekt i thanë Pamfletit se po qarkullon edhe një skemë paralele. Sipas tyre, synimi është që një pjesë e apartamenteve të dalin me çmime nën kufirin zyrtar, në mënyrë që të thithin pagesa të menjëhershme nga blerësit. Këto parapagime garantojnë likuiditet të shpejtë dhe krijojnë hapësirën për qarkullim parash jashtë sistemit bankar.

Kulla e basteve ilegale, 1 km nga SPAK-u: si po ngrihet “Tailor of

Në fund të zinxhirit të kompanive, qarkullimeve dhe pronarëve formalë që dalin në dokumente, del i njëjti emër që personat e përfshire e njohin si drejtues real të skemës. “Dhelpra” Tom Doshi nuk e shfaq askund firmën e tij, por të gjitha lidhjet mes themeluesve, administratorëve, ndërmjetësve të lejeve dhe pronarëve të rinj të EL & EL Construction krijojnë një trajektore të qartë drejt tij.

Ndërtimi i kullave në Tiranë është kthyer në mjetin më të sigurt për të zhvendosur kapitalet pa zhurmë, duke përdorur emra të rinj që nuk ngjallin dyshime dhe kompani të krijuara rishtazi që marrin leje shumë më shpejt se sa subjekte të vjetra.

Kjo kullë nuk është thjesht projekt ndërtimi por testi më i drejtpërdrejtë për SPAK-un. Nëse nuk e prek këtë skemë, rrjeti i basteve do të vazhdojë të prodhojë para dhe ndërtimi do të vazhdojë të maskojë burimin e tyre. Në qendër të këtij mekanizmi qëndron Tom Doshi, i cili po i vë në lojë institucionet duke treguar se paratë e zeza mund të ngjiten deri në 36 kate, pa u ndalur nga askush. /Pamfleti

tailor of tirana tom doshi njulend palaj lendi palaj baste ilegale el & el construction sh.p.k kulla ali demi

1 Komente

  1. A
    Ali Dem

    O pamflet ja ke q nanen ktij shker**tes

    Lini një Përgjigje