TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Nëntor 2023, 10:05

Korrupsion dhe pastrim parash: SPAK hedh sytë nga Gent Gazheli i Doganave

Shkruar nga Pamfleti
Korrupsion dhe pastrim parash: SPAK hedh sytë nga Gent Gazheli i Doganave
Gent Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Takim sekret me personazhe të krimit politik dhe financiar në Dubai

Drejtori i famshëm i doganave, Genti Gazheli, po kalon një situatë të vështirë. Gazheli ka filluar të ketë probleme me ligjin, pasi është vënë në vëzhgim për pasurinë e tij marramendëse, e ardhur nga dy burime, korrupsioni i tij galopant, por edhe pastrim parash për llogari të miqve të tij politikanë.

Për shkak të hetimit pasuror që po i bëhet njerëzve të politikës, kanë dalë informacione dhe komunikime që e lidhin në mënyrë direkte Gazhelin me njerëz të lidhur me krimin dhe politikën, me të cilët Drejtori i Përgjithshëm i Doganave është takuar privatisht disa javë më parë në Dubai.  


Gent Gazheli është në panik, pasi SPAK ka arritur të zbulojë disa prej pronave personale, që ai i ka vënë në emër të personave të tretë, por që i mban vetë në përdorim.

Sipas informacioneve, mësohet se Gazhelit i është zbuluar një vilë luksoze te një resort në Palasë, dy vila në kompleksin Long Hills, ku edhe banon me familjen e tij, pavarësisht se apartamentin zyrtar e ka në zonën e stadiumit ‘Air Albania’.

Por, ajo që ka bërë përshtypje për hetuesit, është edhe një apartament luksoz në zonën e Liqenit të Thatë, ku nga frika e hetimit, Gazheli ka ndaluar prej disa kohësh punimet e brendshme.

Në takimin sekret në Dubai, mësohet se Gazheli ka raportuar për çdo informacion që ka, mbi situatën aktuale në vend, pasi ka pasur si mision që të infiltrohet në afërsi me njerëzit politik të PS. (Vijon…)/Pamfleti

gent gazheli spak

Lini një Përgjigje