TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Korrik 2025, 12:33

“Karteli i barnave”: Kush është Ilir Shehu (Pasholli), nën hetim ndërkombëtar për kontrabandë ilaçesh dhe pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti
“Karteli i barnave”: Kush është Ilir Shehu (Pasholli),
Ilir Shehu (Pasholli)

Autoritetet italiane zbulojnë një skemë të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë, ku përfshihet biznesmeni Ilir Shehu, i dënuar për trafik droge, me kompani aktive në tregun farmaceutik shqiptar dhe mbështetje të heshtur nga institucionet…

Ilir Shehu (Pasholli), biznesmen me të kaluar kriminale në Itali dhe pronar i kompanive farmaceutike Medicamenta dhe Mega Store, është vënë nën hetim nga autoritetet italiane për aktivitet kriminal me kontrabandë barnash dhe pastrim parash përmes kompanive të tij në Shqipëri. Hetimi ndërkombëtar është konfirmuar nga burime te sigurta.

Skema e kontrabandës që po hetohet nga autoritetet italiane:

Burime konfidenciale të hetimit kanë zbuluar se aktiviteti kriminal i Ilir Shehut funksionon përmes një skeme klasike të manipulimit të import-eksportit të barnave:

Blerja kryhet në Itali me faturë zyrtare, ku regjistrohen mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë.

Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale.

Në doganën shqiptare ndodh manipulimi: duke ruajtur vlerën dhe peshën, shkurtohet lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futet në treg shqiptar pa dokumentacion të rregullt.

Një pjesë e këtyre barnave, kryesisht 'Enterogermina', legalizohen për tregun shqiptar nëpërmjet një operatori tjetër, Fufarma, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

Paralelisht, për aktivitetet jashtë kontrollit të ortakëve, përdoret kompania Mega Store, e menaxhuar në mënyrë të pavarur nga Ilir Shehu.

Pas shmangies së dënimit në Itali Iliri e ndërron mbiemrin duke marrë mbiemrin e nënës së tij.

“Karteli i barnave”: Kush është Ilir Shehu (Pasholli),

“Karteli i barnave”: Kush është Ilir Shehu (Pasholli),

Pasuri e ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional

Ilir Shehu rezulton të ketë ndërtuar dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij.

Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Hetimi aktual ndërkombëtar dhe ndërhyrja e autoriteteve italiane konfirmon dyshimet se Shqipëria është përdorur si strehë për aktivitetin e kontrabandës farmaceutike dhe pastrimit të kapitalit të paligjshëm.

Pamfleti do të ndjekë hap pas hapi këtë hetim ndërkombëtar dhe do të sjellë detaje të mëtejshme nga dosja penale që po përpilohet nga prokuroria italiane./Pamfleti

karteli i barnave ilir shehu pasholli kontrabandë

Lini një Përgjigje