
Punonjësit ankohen për mungesë fondesh, qendrat rajonale kërcënohen me mbyllje, ndërsa projekti i Baton Haxhiut dhe festivale me kosto marramendëse vazhdojnë të gjejnë mbështetje brenda RTSH-së…
Këshilli i ri drejtues i RTSH-së duket se po ndjek të njëjtën rrugë si paraardhësit. Projekti “Zëra që nuk vdesin” i Baton Haxhiut, i refuzuar fillimisht, po rikthehet sërish në tavolinë, ndërsa televizioni publik përballet me mungesë fondesh për punonjësit dhe me mbylljen e mundshme të qendrave rajonale.
Në RTSH ka ndryshuar Këshilli Drejtues, por jo zakonet. Të paktën kështu pretendojnë burime brenda institucionit, të cilat flasin për rikthimin e skemave të vjetra të favorizimeve, projekteve klienteliste dhe shpërndarjes së fondeve publike në duart e një rrethi të ngushtë njerëzish.
Në qendër të debatit ndodhet projekti “Zëra që nuk vdesin”, i lidhur me emrin e Baton Haxhiut. Sipas informacioneve, projekti u paraqit në mbledhjen e Këshillit Drejtues më 7 prill, por u refuzua me argumentin se Këshilli nuk ka kompetencë për të miratuar projekte të tilla.
Megjithatë, insistimi për ta rikthyer nuk është ndalur. Burimet na bëjnë me dije se kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhallari, ka këmbëngulur që projekti të marrë dritën jeshile, ndërsa në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe drejtoresha e përgjithshme, Eni Vasili.
Sipas të njëjtave burime, projekti pritet të financohet me rreth 50 milionë lekë nga fondet e RTSH-së.
Debati nuk lidhet vetëm me këtë projekt. Brenda institucionit flitet për një praktikë më të gjerë, ku anëtarë të ndryshëm të Këshillit Drejtues paraqesin projekte nëpërmjet personave të tretë dhe të afërmve, ndërsa fondet publike përfundojnë në rrjete të lidhura me vetë vendimmarrësit.
RTSH po rikthehet në të njëjtin model që çoi në shkarkimin e këshillit të mëparshëm nga Parlamenti.
Paradoksi bëhet edhe më i madh kur shihen prioritetet financiare të institucionit.
Punonjësit ankohen për paga të ulëta. Orët jashtë orarit nuk paguhen. Dietat dhe fondet për aktivitetin gazetaresk mungojnë. Në disa sektorë flitet për shkurtime dhe kursime drastike.
Ndërkohë, RTSH gjen qindra milionë lekë për festivale, projekte speciale dhe kontrata të diskutueshme.
Vetëm festivali pranveror, sipas informacioneve të siguruara, ka konsumuar rreth 300 milionë lekë. Lista e përfituesve është e gjatë. Një i ftuar akomodohet me 500 euro për natë hotel. Regjisori i festivalit, i cili sipas burimeve është djali i zëvendëskryetarit të Këshillit Drejtues, përfiton rreth 3.5 milionë lekë për dy net aktiviteti. Drejtues të tjerë të festivalit marrin gjithashtu pagesa që shkojnë në miliona lekë.
Ndërsa miliona të tjera shpërndahen për projekte dhe festivale, në RTSH po diskutohet mbyllja ose tkurrja e qendrave rajonale në Shkodër, Korçë, Kukës dhe Gjirokastër, me argumentin se nuk ka para.
Kjo është pyetja që shtrojnë sot shumë punonjës të televizionit publik: si ka mundësi që nuk ka para për gazetarinë, për qendrat rajonale dhe për punonjësit, por ka para për projekte të privilegjuara dhe për klientelën e radhës?
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga RTSH për këto pretendime. Por heshtja nuk i zbeh pikëpyetjet. Përkundrazi, i bën ato edhe më të forta.
Sepse kur televizioni publik nuk arrin të justifikojë mënyrën se si shpenzon paratë e taksapaguesve, problemi nuk është më vetëm financiar. Ai bëhet problem besueshmërie publike./Pamfleti
Shume mire e bejne! Shqipkaret keshtu e duan! Deri ne rreze!
Te mbeshtetesh e financosh Balton Haxhiun ,spiunin antishqiptarin letyren eshte jo vetem munges intelegjence e vizioni nga drejtusit integritet te dyshuar dhe vlera antikombetare,thirrini mendjes karma ekziston atdheu do tiu mallkoje
Baton Stanishiqi merr pagen nga populli i varfer Shqiptar per te leh si zagar kunder Albin Kurtit ..
Mbylleni fare këtë mut RTSh-je. Ngeli duke dhënë arkivat e para 20-30 vitesh nja 100 herë në javë. Edhe ato pak emisione, i ka make-up dhe horoskopin me Jorgon. Knp me pak fjalë
Nje fjale goje eshte mbyllni RTSH-ne, nese eshte si thuhet me larte, te meren masat per fajtoret dhe me pas me pune te vazhdohet perpara. Sa per arkivin, televezionet e tjera e kam bere cope, i intereson qe mos ngreje koke!
Jo mor jo, nuk duhet mbyllur RTSH, por duhet gjetur nje njeri vizionar, me ide te qarta, qe me njerzit e duhur dhe qe duke mos e pas mendjen per te vjedhur ta udheheqe kete institucion. Dmth sic eshte Eni Vasili...komplet e kunderta! Pastaj duhet nje Keshill Drejtues me njerez te ndershem qe te thone po dhe jo kur duhet dhe jo kur ti kerkohet. Njerez qe skane djemte e vajzat ne pune ne RTSH, qe skane interesa tenderash, projektesh. Jo keshilltare te tredhur qe dhe kur jane kunder te mos mungojne ne mbledhje, por te kene kurajon qe te shkojne dhe te vendosin firmen kunder. Parate jane, studiot jane, stafi eshte...per momentin, se spastrimet mbi profesionistet nuk kane te mbaruar. 300 milion festivali i pranveres, cdo gje e bere me Studio jashte RTSH. Turp i madh sepse RTSH i ka te gjithe kapacitetet ta beje vete te pakten Festivalin e Pranveres. Por duan vetem te vjedhin kermat!
S'e ka keq ai që propozon mbylljen. Mbyllja frenon vrullin e vjedhjeve dhe hatërlléqeve pa fund aty. Le të rrijë nonjë vit i mbyllur. Të largohen parazotët që të kuptojnë vlerën e punës pasi ca aty kanë nga 30-40 vjet që rrinë kot. Të shikohet çfarë boshllëku krijon tvsh, mqse krijon. Pastaj të konceptohet një TV i ri.
Nuk e kuptoj si mund te jesh nenkryetar keshilli dhe gjithe projektet ja jep djalit! Sa kurajo qe kane! Vetem ne RTSH-ne e Vasilit dhe Hoxhallit ndodh kjo! A thu se ska regjisore te tjere RTSH, keni Saren, Lulin, Mandin etj shume me te talentuar por jane pa ze se e dine se si funkionon sistemi. Por peshku sidomos ne RTSH eshte qelbur nga koka! Dhe ska Mirande qe ja heq eren.
Do behet resort te TVSH e ka ber planin ustai se sbën kot si i mërzitur! E mer lepurush si do ma kapesh sapunin
Qingjin i mirë pi dy nëna, spiuni pi gjithë kopenë.
Ik moj plehre! Se kujtove se u bere pronare e RTSH! Kujtove se more fatin e njerezve ne dore! Palaço drejtoreshe! Qe mezi pret RTSH te marri fryme, se je bere si semundje e keqe aty! Nuk bere asgje, asnje shenje, asnje pune, asnje kontribut! Vetem arrogance, paaftesi ne menaxhim, heqje profesionistesh nga puna, perdorim i Festivaleve dhe aktiviteteve te RTSH per perfitim personal, vure kushurinjte dhe shoket e vellait si polici ushtarake, solle te paafte si vetja jote dhe i bere drejtore e pergjegjsa, qe do mbahesh mend vetem qe ndryshove modelin e flokeve. Zhduku Palaço!
Je femër e keqe prandaj largohu
Sa per Baton Haxhiun e shoke ua paguan Beogradi parate. Me thoni sa gazetare, analiste e korrespondenta jane punesuar ne Kosove? Asnje. Po ju pse i pranoni keta qe mbajne tere diten ne goje cimcakezin e Beogradit.
Me taksat tona paguhen rrugaçet hajdute dhe spiunet antishqipar. Turp I zi per kete shtet bandash hajdute dhe kriminele. .
Batoni per terezi e ka. Po kjo Vasili qe kujton se do e shpetoje dashnori, po nuk e shpeton dot as ai, se ai sdi ku te perplaset per vete qe mos ta marri SPAK-u brenda. Qe shume shpejt do shkoj per lesh dhe ai! Po ju vjen fundi! Po kur do te shkoje dhe ambasadore?! Ambasadorja e k...!