TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Qershor 2026, 11:37

Pse leh trafikanti Gjergj Luca kundër protestuesve? Ndiqni gjurmët e pasurive që i dha Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Pse leh trafikanti Gjergj Luca kundër protestuesve? Ndiqni gjurmët e
Trafikanti Gjergj Luca /

Protestuesit duhet të dinë të përmendin në podium, këtë vjedhje të pasurive publike me vlerë rreth 2 miliard Euro, me vendime qeverie të personalizuara…

Një nga biznesmenët që po sulmon protestën është trafikanti peshkatar Gjergj Luca; jo se e kupton çfarë thotë, por sepse, me versionin e tij të banalitetit dhe perversitetit, përsërit denigrimet që ka bërë kryeministri Edi Rama, si shërbim ndaj tij për pasuritë që i ka dhënë.

Shumica e vendimeve të qeverisë që ka miratuar kryeministri Edi Rama kanë si objekt dhurimin e pasurive dhe fondeve shtetërore për oligarkët, familjarët e pushtetarëve, politikanë e trafikantë, mes tyre edhe Gjergj Luca.

Protestuesit duhet të mësojnë dhe ta përmendin në podium faktin se kryeministri Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve toka, troje, godina publike, reparte ushtarake, pyje, madje edhe liqene e sipërfaqe detare me vlerë rreth 2 miliardë euro dhe ia ka dhënë falas trafikantit peshkatar Gjergj Luca.

Fakte: 4 pasuri publike, 160 mijë m² troje e objekte, të dhëna me vlerë totale 4 euro

Nëpërmjet katër kontratave me vlerë simbolike nga “1 euro” dhe me vendime qeverie të personalizuara, kryeministri Edi Rama i ka dhënë kompanisë “Rozafa” sh.p.k. të trafikantit Gjergj Luca katër pasuri me sipërfaqe totale 160 mijë m² troje dhe objekte, me vlerë totale vetëm 4 euro.

·  Me Vendimin nr. 873, datë 30 tetor 2015 dhe Vendimin nr. 266, datë 29 mars 2017, Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës 104 mijë e 727 m² truall dhe objekte të Bazës së Rezervave të Shtetit në Labinot të Elbasanit, me vlerë totale 1 euro.

·  Me Vendimin nr. 526, datë 25 korrik 2019, Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës 28 mijë e 860 m² truall dhe objekte të ish-repartit ushtarak në Çekrez të Gramshit, me vlerë totale 1 euro.

·  Me Vendimin nr. 701, datë 30 tetor 2019, Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës 10 mijë e 287 m² truall dhe objekte të ish-Parkut të Transportit të Minierës së Hekur-Nikelit në Prrenjas, me vlerë totale 1 euro.

·  Me Vendimin nr. 394, datë 9 qershor 2022, Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës 4900 m² objekte të ish-Kombinatit të Sheqerit në Maliq, me vlerë totale 1 euro.

Përveç këtyre pasurive, kryeministri Edi Rama i ka dhënë Gjergj Lucës me koncesion dhe falas Liqenin e Xarrës pranë Butrintit, për 10 vite përdorim me të drejtë përsëritjeje të kontratës edhe dy herë nga 10 vite të tjera, si dhe Portin e Peshkimit në Durrës në shfrytëzim falas për 20 vite.

I ka dhënë gjithashtu 50 milje katrore sipërfaqe detare për rezerva peshku në Qeparo-Kakome, Durrës dhe Shëngjin; 110 hektarë pyje dhe parqe natyrore në Elbasan e Dibër; 1.1 milion euro nga fondet IPARD II, që Bashkimi Europian i dërgoi për fermerët shqiptarë, si dhe shumë pasuri të tjera.

Prandaj trafikanti peshkatar Gjergj Luca, pas sulmeve ndaj mediave që kanë denoncuar trafikun e drogës dhe grabitjen e pasurive shtetërore, është kthyer në megafon të kryeministrit Edi Rama edhe kundër protestuesve./Pamfleti

pse leh trafikanti gjergj luca kundër protestuesve

Lini një Përgjigje