TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Nëntor 2023, 10:52

Gjykata bllokon pasuritë e MCN-TV të “Kompetentit të Sudes”; nuk po shlyen 1 milionë Euro borxhe

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata bllokon pasuritë e MCN-TV të “Kompetentit të
MCN televizion dhe i biri i Kompetentit të Sudes /

Më 22 shtator 2016, kur filluan ti vinin urdhrat e parë nga tatimet dhe vendimet gjyqësore për borxhet, Endri Meksi bëri një shitje fiktive të 80% të aksioneve me vlerë 176 milionë lekë te firma e tij “OTIG Sh.p.k” me administrator dy punonjësit Odeta Meksi e Skerdi Oseku...

Siç dihet, ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka vjedhur miliona nga piramidat, nga pazaret me tokat, trojet e pasuritë publike dhe ndërtoi pallate, ndërsa me një pjesë të tyre, i biri Endri Meksi ka hapur televizionin “MCN” e disa biznese hije për pastrim parash.

Por sipas 4 vendimeve të gjykatës, Endri Meksi, prej 8 vitesh nuk paguan detyrimet tatimore dhe borxhet e shumta që ka në emër të televizionit “MCN”, të cilat arrijnë në vlerën 1 milionë Euro, duke shfrytëzuar miqësinë dhe lidhjet në koncesione me Olsi Ramën.

Për borxhet që ka ndaj tatimeve, AMA, RTSH, Taksa lokale dhe enteve të tjerë publikë e privatë  që e kanë çuar në gjyqe; televizionit “MCN” të “kompetentit të Sudes”, i janë bllokuar të gjitha pasuritë, duke i hequr të drejtën e shitjes, dhurimit apo lënies peng të tyre, deri në momentin kur të shlyejë detyrimet financiare.

Për shkak të shtimit të borxheve qysh prej muajit mars 2015, bllokimi i parë i është bërë në datën datë 05.03.2019, me Urdhër Nr. 531/3 nga Zyra Përmbarimore “Kodra Bailiff Service” drejtuar QKB-së, që të mos e lejojë Endri Meksin të kryejë asnjë veprim me këto pasuri.

Djali i “Kompetentit të Sudes”, ka bërë deklarim në tatime e marrëveshje me zyrën përmbarimore, se do ti shlyente detyrimet brenda 6 muajsh dhe pas 10 ditësh iu hoq masa e bllokimit, meqë pagoi ca thërrime.

Por meqë mashtroi, pasuritë e “MCN-TV” iu bllokuan përsëri më 26 maj 2021, me Kërkesën Nr. 4480 të Drejtorisë së Mbledhjes së Tatimeve-Tiranë, duke i kërkuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, Shërbimit Noterial, Bankave dhe Kadastrës të bllokojnë pasuritë e këtij  televizioni.

Për shkak se Endri Meksi, refuzon të paguajë detyrimet, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me Shkresë Nr. 20288, datë 12 maj 2023, ka kërkuar vendosjen përfundimtare të masës së Sigurimit të Detyrimit Tatimor dhe kërkimin e konfiskimit të pasurive të televizionit të familjes “Meksi”.

Gjykata bllokon pasuritë e MCN-TV të “Kompetentit të

Për të mos paguar detyrimet dhe për të shpëtuar nga konfiskimi, Endri Meksi, i ka ndryshuar katër herë emrin televizionit: nga “Tema TV”, në datën 27 janar 2019 e emërtoi "TvT": në datën 2 nëntor 2020 e emërtoi "MCN-TV" dhe më 12 shtator 2023 e emërtoi "MCN-TV 24".

Ndërsa më 22 shtator 2016, kur filluan ti vinin urdhrat e parë nga tatimet dhe vendimet gjyqësore për borxhet, Endri Meksi bëri një shitje fiktive të 80% të aksioneve me vlerë 176 milionë lekë te firma e tij “OTIG Sh.p.k” me administrator dy punonjësit Odeta Meksi e Skerdi Oseku.

Përveç këtyre marifeteve, djali i “Kompetentit të Sudes”, për të mashtruar tatimet sikur nuk ka mundësi të paguajë detyrimet, në vitet 2021 e 2022 ka hartuar bilance false, duke e nxjerr televizionin me humbje./Pamfleti

mcn tv kompetenti i sudes borxhe

Lini një Përgjigje