TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Nëntor 2023, 11:26

Sarandë/ Blendi Klosi “rilind” grupin “Eskobari”, emëron drejtor të OSSHE nipin e Klement Balilit

Shkruar nga Pamfleti
Sarandë/ Blendi Klosi “rilind” grupin “Eskobari”,
Foto Ilustruese: Blendi Klosi dhe Klement Balili /

Nuk është çudi, që pas daljes së “Eskobarit” Klement Balili nga burgu, Babloku e Blendi Klosi ta emërojnë përsëri Drejtor të Transporteve apo doganave në Sarandë dhe ta shpallin investitor strategjik në Ksamil apo Butrint ku ka hotelet; por është fakt, që prej 10 vitesh, qeveria e PS vazhdon i paguan Klement Balilit nga 600 mijë lekë në muaj, si qira për një apartament ku ka zyrat N/Prefektura e Sarandës...

Në tetor 2017, kur Babloku kishe përzënë LSI-në nga pushteti dhe mori “timonin” i vetëm, nëpërmjet Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, nxori dokumentet që vërtetojnë se ministri Edmond Panariti i LSI, i kishte dhënë “Eskobarit”  Klement Balili, 111 hektarë tokë falas me afat 99 vite në Delvinë e Sarandë, në emër të nipit të Albin Bashkim Balili.

Vetë Babloku, në parlament tha: - LSI është parti e bandës mafioze “Balili”; qeveria dhe PS u pastruan  nga një kancer i lidhjes së politikës me krimin”.

Deputetët Erjon Braçe dhe Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, pasi e quajtën Ilir Metën “Bos të bandës së “Eskobarit” Klement Balili, i kërkuan ministrit Niko Peleshi, të anulonte kontratat e tokave dhe të bënte  kallëzim penal.

Ndërsa Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha: - Tokat që ka marrë Klemend Balili, kanë qenë për projekte turizmi në Delvinë e Përmet, por i grabiti grupi i krimit, dhe kam informacion se po përdoren për ato punë që Balili është në kërkim.

Mirëpo Babloku ka ndryshuar mendim për familjen e “Eskobarit” Klement Balili, nëpërmjet sekserizimit të Blendi Klosit, i cili pasi është emëruar përfaqësues politik i zonës Vlorë-Sarandë-Delvinë, gjatë fushatës së 14 majit ka “rilindur” bandën “Balili”.

Fijet lidhëse, Blendi Klosi i ka vendosur me Bashkim Balilin, njohur si “Bako Bosi”, të cilit me bekimin e Bablokut, jo vetëm i ka rihapur dyert e zyrave të bashkive Delvinë, Sarandë, Konispol e Vlorë dhe të policisë, kadastrës, tatimeve e doganave për tenderë, kontrabandë, prona e punësime, por ka filluar të rikthejë familjarët e “Eskobarit” Klement Balili me poste shtetërore.

Me urdhër të Blendi Klosit, për miqësinë e re me të “fortin” Bako Balili dhe kontributet e votave më 14 maj prej tij, 27-vjeçari Albin Bako Balili është emëruar Drejtor i OSSHE të rrethit të Sarandës, që sipas informacionit ka paraqitur dy diploma false si “Inxhinier elektrik” e “Jurist”.

Drejtori Albin Balili, është djali i vëllait të “Eskobarit” Klement Balili dhe pronar i firmës policia private “Balili-Co Sh.p.k” e personi që vazhdon të ketë në përdorim, 111 hektarë toka në Delvinë e Sarandë, që i dha falas Ilir Meta në vitin 2016 me afat konçesionar 99 vite.

Nuk është çudi, që pas daljes së “Eskobarit” Klement Balili nga burgu, Babloku e Blendi Klosi ta emërojnë përsëri Drejtor të Transporteve apo doganave në Sarandë dhe ta shpallin investitor strategjik në Ksamil apo Butrint ku ka hotelet; por është fakt, që prej 10 vitesh, qeveria e PS vazhdon i paguan Klement Balilit nga 600 mijë lekë në muaj, si qira për një apartament ku ka zyrat N/Prefektura e Sarandës./Pamfleti

klement balili drejtor i osshe blendi klosi albin bako balili

Lini një Përgjigje