TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Nëntor 2023, 08:25

Aferën e HEC-Kalivaçit e firmosi “Kompetenti i Sudes” Aleksandër Meksi, 1 javë para ikjes “me bisht ndër shalë”

Shkruar nga Pamfleti

Aferën e HEC-Kalivaçit e firmosi “Kompetenti i Sudes”

Dokument/ Vendimi që kryeministri ish-spiun sigurimi e firmosi pa mbledhje qeverie me 20 shkurt 1997, në kulmin e tymit të luftës së shkaktuar prej piramidave, u përdor nga Francesco Bechetti si provë në gjykatën e Strasburgut kundër Shqipërisë, ku deklaroi se hapjen e rrugës për këtë HEC e kishte paguar sa “frëngu pulën” te Leka i fajdeve...

Një nga aferat më të mëdha të qeverisë “Meksi” bërë në mes të zjarrit të piramidave, është HEC-i fantazmë i Kalivaçit në Tepelenë.

Ky koncesion mafioz, përveçse ka shkatërruar 350 hektarë toka bujqësore, shtrat, luginë e park natyror të lumit Vjosë, i ka kushtuar shtetit shqiptar 38 milionë Euro pagesa për akt-padi, avokatë e ekspertë të huaj dhe tarifa gjyqesh ndërkombëtare.

Autori që i ka hapur rrugë këtij krimi ekonomik e pasuror, është ish-kryeministri Aleksandër Meksi, me vendim të marrë në emër të qeverisë, por të pa miratuar në qeveri, duke e firmosur si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Ujit.

Pas pazarit me mafiozët e firmave italiane “Hydro s.r.l” e “B.E.G S.p.a.”, prapa të cilave qëndronte italiani Françesko Bechetti, ish-kryeministri “kompetent i Sudes” Aleksandër Meksi, me Vendim Nr. 1, datë 20 shkurt 1997, i hapi rrugë koncesionit të HEC-Kalivaçit në Tepelenë.

Pra, kryeministri i piramidave e bëri pazarin me pasuritë kombëtare 1 javë para largimit “me bisht në shalë” nga detyra, në kulmin e rebelimit popullor, kur Shqipëria po shkatërrohej e digjej, kur populli hapi depot e armëve e nisi luftën civile dhe në ditën kur në Vlorë u vranë 8 oficerë të shtetit, e ai refuzoi të dërgonte helikopterin për ti shpëtuar.

Aferën e HEC-Kalivaçit e firmosi “Kompetenti i Sudes”

Ky vendim i Aleksandër Meksit, në muajin dhjetor 2014 u paraqit nga koncesionari i HEC-Kalivvacit, Francesko Bechetti, në procesin gjyqësor që qeveria shqiptare hapi në Gjykatën e Strasburgut, si provë mbështetëse kundër Shtetit Shqiptar.

Por Gjykata e Strasburgut e konsideroi të pavlefshme e pa fuqi juridike si provë, sepse ishte vendim me shkelje të bazës ligjore të Shqipërisë dhe në mër të një strukture si Këshilli Kombëtar i Ujit, që nuk ka kompetencë të miratojë kontrata koncesionare energjie të formës “BOT”.

Mirëpo Aleksandër Meksi e firmosi vendimin, ngaqë siç deklaroi zyra avokatore e Francesko Bechettit në raportin e mbrojtjes, ishte lobuar e paguar “sa frëngu pulën” te ish-kryeministri Aleksandër Meksi, që shqiparët e thërrasin me nofkën “Kompetenti i Sudes”.

Duke ditur lidhjet e të birit Endri Meksi në koncesionin e mbledhjes së taksës tatimore 20% TVSH të biznesneve, dhe ortakërinë në koncesionin e  monitorimit të basteve on-line me Olsi Ramën; nuk është çudi përse Babloku nuk e ka përmendur faktin, që emri i Aleksandër Meksit doli në Gjykatën e Strasburgut, si firmosës e koncesionit të HEC-Kalivaç.

Por sipas regjistër-protokollit të qeverisë shqiptare, rezulton se kryeministri “Kompetenti i Sudes”, në vitet 1993-1997, ka firmosur 518 vendime qeverie për grabitje e dhurim tokash, trojesh, ndërmarrjesh, pyjesh pasuri shtetërore e sipërfaqesh në vijën bregdetare Ksamil-Velipojë.

Ndërsa sipas raportit hetimor parlamentar “Imami-Dizdari”, të muajit mars 2003 për ish-firmat piramidale, rezulton se në muajin dhjetor 1996 e janar-shkurt 1997, Aleksandër Meksi kryeministër e Ridvan Bode ministër Financash, kanë urdhëruar 3 bankat shtetërore, të nxirrnin jashtë Shqipërisë 450 milionë USD të piramidave; për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti

aleskandër meksi hec-kalivaçit

Lini një Përgjigje