Aq aktiv dhe i harbuar me kërcënime ishte Tërmeti, sa për grumbullimin e votave të krye bashkiakut të Memaliajt, përdori “të fortët” e mbetur gjallë, policinë, hipotekën, tatimet, shëndetësinë, arsimin, rrugët, administratën dhe mjetet e Bashkisë Tepelenë
Ka bërë përshtypje, fakti që Kryetari i Tepelenës, Tërmet Peçi, bëri fushatë “non stop” për Krye bashkiakun e Memaliajt, Gjolekë Guci, madje ishte aq aktiv, i harbuar e kërcënues, sa përdori “të fortët” e mbetur gjallë, policinë, hipotekën, tatimet, shëndetësinë, arsimin, rrugët, administratën dhe mjetet e Bashkisë Tepelenë.
Gjersa ai nuk është drejtues politik i qarkut, madje është edhe vetë kandidat në Tepelenë, pyetja logjike që bëhet është kjo: - Çfarë “sikleti” ka Tërmet Peçi i Bashkisë-Tepelenë, që la fushatën e tij dhe bëri fushatë për kryetarin e Memaliajt, Gjolekë Guci?

“Sikletin” e Tërmet Peçit, e zbuloi angazhimi në fushatën për votat e Memaliajt me zarfe, Drejtori Urbanistik i Bashkisë së Tepelenës, Lorenc Bami, personazh “punësh të zeza” nga Nikla e Krujës, i katapultuar drejtor Bashkie i Tepelenës nga “ekuivalenti” Tërmet Peçi.
Firma e “ARTREUM GENERATION” e Drejtorit Urbanistik të Tepelenës, Lorenc Bami është përdorur si n/kontraktore e firmës ortake “KEG”, për tenderin 4.1 milionë Euro të Ujësjellësit të fshatrave Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës e Memaliaj.
Realisht, tenderin e ka përlarë Tërmet Peçi, në pazar me kryebashkiaun e Memaliajt, Gjolekë Guci, i cili ia dha pa garë e me ofertë 12 Euro më pak në fondin limit 4.1 milionë Euro.
Sipas kontratës, Ujësjellësi i 8 fshatrave e qytetit Memaliaj, duhej të ishte përfunduar më 7 prill 2023, por deri tani, nga firma “ARTREUM GENERATION Sh.p.k” e bandës së Tërmet Peçit, janë kryer vetëm 2% e punimeve dhe prej 20 muajsh janë braktisur, ndërsa fondi është likujduar në masën 80% e janë bërë letra sikur ujësjellësi ka përfunduar.
Humbja e pritshme e krye bashkiakut Gjolek Guci të Memaliajt më 14 maj, është stres për Tërmet Peçin që ka përlarë 4.1 milionë Euro të Ujësjellësit, mbasi kandidati opozitar Albert Malaj, u ka premtuar banoreve se do bëjë publike e do çojë në SPAK, dokumentet e super-vjedhjes që la pa ujë banorët e 8 zonave.
Përveç vjedhjes, tmerri i Tërmet Peçit nga humbja e Gjolekës së Memaliajt, është fakti se letrat e tenderit nuk i ka firmosur komisioni i Bashkisë Memaliaj, por Gjoleka e persona jashtë Bashkisë.
Thuhet se firmosësit janë punëtorë të bizneseve të Tërmet Peçit e firmës “ARTREUM GENERATION” të Drejtorit Urbanistik, Lorenc Bami, që njëherazi është projektuese, n/kontraktore e mbikëqyrëse punimesh të ujësjellësit Memaliaj, të cilin nuk e ndërtoi, por përlau miliardat dhe ka bërë letra sikur e ka ndërtuar./Pamfleti
Lini një Përgjigje