TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Mars 2025, 08:38

Butrint/ Babloku bllokon 73 kultivues të midhjes, për të favorizuar trafikantin Gjergj Luca

Shkruar nga Pamfleti

Butrint/ Babloku bllokon 73 kultivues të midhjes, për të

Babloku i ka dhënë Gjergj Lucës afro 2 miliardë Euro pasuri shtetërore me kontrata nga “1 Euro” në Labinot të Elbasanit, Librazhd, Përrenjas, Gramsh e Maliq, si dhe prej 11 vitesh, qeveria  i paguan nga 2500 Euro në muaj, për qira të 1 zyre që përdor Dogana në Shëngjin...

Nuk ndalet kryeministri Edi Rama, me urdhërat për të favorizuar kompaninë e peshkut “Rozafa” të trafikantit Gjergj Luca, duke bllokuar dhe shkatërruar bizneset e tjera me aktivitet të ligjshëm e korrekt me detyrimet ndaj shtetit.

Ai ka urdhëruar strukturat e qeverisë, të bllokojnë punën e 73 firmave, që merren me kultivimin e midhjes në liqenin e Buf- Xarrës  pranë Butrintit në Sarandë, duke mos u rinovuar lejet dhe kontratat që i kanë prej 30 vitesh.

Në datën 1 mars 2025, një përfaqësi e kultivuesve të midhjeve, u futën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, duke protestuar me hedhjen e një arke me midhje para këshilltarëve socialistë, por këta nuk kanë fuqi e as guxim të flasin, sepse urdhrin e ka dhënë Babloku.

Këta nuk po punojnë, sepse qeveria nuk po u rinovon lejet dhe kontratat, me qëllim që te liqeni të peshkojë dhe të kultivojë midhje, vetëm trafikanti Gjergj Luca, i cili ka viston për të grabitur e zaptuar çdo hapësirë biznesi, dhe Babloku ia dhuron me e pa vendim qeverie.

Kështu ka vepruar me biznesin e midhjeve, duke urdhëruar të mos u rinovohen lejet 73 subjekteve që kultivojnë midhje, me qëllim qe këtë biznes në Butrint, ta bëjë vetëm trafikanti Gjergj Luca, i cili ka marrë në përdorim me PPP liqenin e Buf-Xarrës dhe Pritën Ujore të Rrëzës.

Këto koncesion në zonën e Butrintit, Gjergj Lucës ia ka dhënë ish-Ministri i Bujqësisë, Bledar Çuçi, me ankand fiktiv të zhvilluar në datën 17 shtator 2020 e me afat 10 vite, por me të drejtë që ta përsërisë kontratën e PPP edhe dy herë të tjera nga 10 vite.

Butrint/ Babloku bllokon 73 kultivues të midhjes, për të

Në ankand, firma “Rozafa” e trafikantit Gjergj Luca, u paraqit si gjoja ortake me firmën “KlerisB Sh.p.k”, me Nipt: M04102801U e pronar Ilirjan Skënderin, që sipas regjistrit të Qëndrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se është krijuar 1 muaj pasi u sajua koncesioni.

Kujtojmë, që Babloku i ka dhënë Gjergj Lucës afro 2 miliardë Euro pasuri shtetërore në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Gramsh e Maliq, si dhe prej 11 vitesh, qeveria  i paguan nga 2500 Euro në muaj, për qira të 1 zyre që përdor Dogana Shëngjin./Pamfleti

butrinti babloku gjergj luca

Lini një Përgjigje