
Gjykata kërkon ç’regjistrimin e 147 hektarëve, ndërsa 150 forca policore dislokohen për të garantuar vazhdimin e projektit “Blue Borgo”...
Më 23 shkurt 2026, Gjykata e Apelit njohu si pronarë të ligjshëm disa banorë të Baks-Rrjollit, duke hapur rrugën për ç’regjistrimin e 147 hektarëve të kontestuar. Pavarësisht vendimit, punimet për resortin e Bashkim Ulajt vijojnë nën mbrojtjen e forcave të shumta policore të dislokuara në zonë. Banorët raportojnë përplasje dhe dhunë gjatë protestave, ndërsa autoritetet vendore dhe qendrore nuk kanë reaguar për ndalimin e operacionit. Çështja ka ngritur debat mbi zbatimin e vendimit gjyqësor dhe përdorimin e forcave të rendit në një konflikt pronësie.
Ndërkohë që Bashkim Ulaj, ka filluar punimet për resortin e tij në Rrjoll të Velipojës, duke paraqitur dokumente pronësore false të tokës, ditën e hënë me 23 shkurt 2026, Gjykata e Apelit ka njohur si pronare të ligjshme të tokës disa banorë të Baks-Rrjollit.
Pas këtij vendimi, Kadastra duhet të ç’regjistrojë 147 hektarë toka, që Bashkim Ulaj dhe shtetasi Fatmir Shpellzaj, i kanë marrë me dokumente trashëgimie false, në bashkëpunim me shefat e Komisionit të Kthimit të Pronave, Prefekturës e Kadastrës-Shkodër.
Por Bashkim Ulaj, nuk tërhiqet, duke tentuar të vazhdojë punimet për ndërtimin e resortit, i mbështetur nga qindra forca policore, të cilat po kërcënojnë, rrahin dhe arrestojnë banorët që mbrojnë tokat e tyre.
Prej 1 muaji, vazhdon përballja e banorëve të Rrjollit me dhunën policore, vendosur atje me shërbim roje e sulmi, për të rrahur e larguar banorët dhe për t’i krijuar kushte punimeve në resort.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, si autoriteti sipëror drejtues i Policisë së Shtetit, nuk po e ndalon dhunën ndaj banorëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, prej 1 muaji ka çuar dhe dislokuar në Rrjoll, 150 forca policore me shërbim “non stop”, për të rrahur, prangosur dhe larguar banorët nga tokat e tyre.
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe zbatim nga ministrja Albana Koçiu e kryepolici Ilir Proda, në Rrjoll është krijuar dhe vendosur një “komisariat” me policë e forca speciale, në shërbim të resortit të Bashkim Ulajt.
Përqendrimi i forcave policore në Rrjoll të Velipojës dhe dhuna ndaj banorëve protestues, tregon se Bashkim Ulaj është Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë “de facto”, ndërsa Albana Koçiu e Ilir Proda janë shërbëtorë të tij.
Urdhëri i kryeministrit Edi Rama, për të ushtruar dhunë policore ndaj banorëve deri në largimin nga tokat e tyre, krijon dyshime se, ai është ortak në hije me oligarkun Bashkim Ulaj, në resortin “Blue Borgo” në Rjoll të Velipojës.
Nuk ka motiv tjetër, fakti që me urdhër të kryemininistrit, janë bërë dokumente kadastrale false për 147 hektarë toka, ndërsa një vit përpara se të prodhoheshin këto dokumente, Edi Rama i dha Bashkim Ulajt statusin “Investitor Strategjik” për resortin.
Është absuditet edhe ta mendosh, që kryministri ka urdhëruar të dislokohen 150 forca policie në një fshat, për të garantuar punimet në resortin e Bashkimit, duke i hequr policët nga shërbimet e anti-krimit dhe sigurisë publike.
Por për Edi Ramën, Rrjolli nuk është rasti i vetëm, që tregon se interesat e tij të veçanta dhe përbashkëta me oligarkinë janë më të rëndësisme se intersat publike të shqiptarëve./Pamfleti
Ose Bashkim Ulaj eshte thjesht punetor me rroge i Rames.
Si ka mundësi, ne nje shoqëri te ket struktur te tille shtetërore?!