TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Dhjetor 2024, 10:58

Avokati që 'ha' paratë e qytetarëve, tjetër denoncim për Idajet Beqirin: si i grabiti 1.2 mln lekë të reja një personi në Burrel

Shkruar nga Pamfleti

Këta janë llojet e avokatëve që e kanë shndërruar drejtësinë shqiptare në një pazar të lirë ku “hallexhiu” jo vetëm që nuk gjen të drejtën, por edhe i grabiten paratë.

Avokati që 'ha' paratë e qytetarëve, tjetër

Një tjetër rast skandaloz ku drejtësia blihet dhe shitet nga ata që duhet ta mbrojnë. Përsëri, në qendër të akuzave është avokati Idajet Beqiri, një emër i njohur në qarqet juridike, por mesa duket edhe një “ujk” i vjetër në grabitjen e parave të qytetarëve që kërkojnë ndihmë ligjore. Deri tani, medet “avokati” nuk ka fituar as gjyqet penale e civile, që ka hapur vetë kundër të afërmve, kolegëve, institucioneve dhe gazetarëve, sepse është aq “gdhë” në Jurisprudencë, sa dhe familjarët e tij marrin avokatë për çështjet që kanë.

Fiqiri Stafasani nga Burreli ka denoncuar publikisht një mashtrim të pastër që mban firmën e Idajet Beqirit. Sipas z. Stafasani, në vitin 2014, për një çështje personale ai iu drejtua këtij avokati, duke i dorëzuar plot 1.200.000 lekë të reja për ngritjen e një padie në gjykatë. Me gjithë besimin që kishte te “njeriu i ligjit”, ai i dha avokatit edhe një prokurë të posaçme për të ndjekur çështjen.

Por çfarë ndodhi më pas? Klasikja! Gjyqi u mbyll dhe u “zgjidh” përmes postës, ndërsa paratë u “avulluan” në xhepat e Beqirit. Dhe kur z. Stafasani u përball me realitetin se padia nuk ishte ngritur fare, ai u detyrua të paguajë nga e para për të rihapur çështjen. Pyetja që ngrihet është: Ku përfunduan 1.2 milion lekët e reja që ky avokat mori për një punë që nuk e kreu kurrë?

Por tallja nuk mbaron këtu! Kur qytetari iu drejtua Prokurorisë së Tiranës për të kërkuar drejtësi, organet tona “vigjilente” të drejtësisë e pushuan çështjen me justifikimin qesharak se “nuk përbën vepër penale”. Pra, për prokurorët tanë, një avokat mund t’i marrë një qytetari 1.2 milion lekë dhe të mos japë kurrë llogari.

Kjo nuk është hera e parë që Idajet Beqiri lakohet në skandale të tilla, por duket se mbrohet nga një sistem që ka humbur çdo ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve. Sa të tjerë si Fiqiri Stafasani janë mashtruar dhe grabitur nga ky avokat? Sa para janë futur në xhepat e tij në emër të “drejtësisë”?

Këta janë llojet e avokatëve që e kanë shndërruar drejtësinë shqiptare në një pazar të lirë ku “hallexhiu” jo vetëm që nuk gjen të drejtën, por edhe i grabiten paratë.

Pamfleti disponon faturën që provon pagesën e kryer ndaj avokatit Beqiri, një dokument që tregon qartë se ky nuk është thjesht një “keqkuptim”. Ky është një mashtrim i pastër, një vjedhje që meriton të dalë në dritë.

Avokati që 'ha' paratë e qytetarëve, tjetër

Po kush është avokati mashtrues Idajet Beqiri? 


Idajet Beqiri është arrestuar në Kosovë me 24 maj 2012, pas kërkimit ndërkombëtar nga Drejtësia e Belgjikës, si i dënuar me 4 vite burg dhe i skeduar nga FBI e DEA, për mashtrime me viza perëndimore dhe ushtrim aktiviteti trafiku droge e kontrabandë me disa “të fortë” nga Tepelena, Vlora, Mallakastra e Fieri.

Për t’i shpëtuar udhër-arrestit në Shqipëri, në tetor të vitit 1998 u arratis në Belgjikë, ku u paraqit me pasaportë false si komandant lufte i UÇK me gradë e emër “Kolonel Ilir Duraku”.

Atje filloi aktivitetin e trafikut të armëve dhe tregtinë e drogës me qendër në rajonin Namur të Belgjikës dhe me grupe në Zvicër e Holandë, kur krijoi organizatën e tij kriminale, si gjoja lëvizja: “Fronti i Bashkuar Kombëtar Shqiptar”.

Me logon e kësaj organizate, grumbulloi shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të gjithë eksponentë të botës së krimit, mes tyre edhe dhëndrin e tij Argjent Mus Lita nga Dibra.

Veprimtaria e organizatës që drejtonte Idajet Beqiri, u cilësua “Organizatë terroriste” nga EUROPOL, EUROJUST, FBI e DEA Amerikane dhe nëpërmjet një dosjeje me prova konkrete në 2800 faqe të gjetura fashikuj e në kompjutera, ai u dënua me 4 vite burg nga drejtësia e Belgjikës.

Por arrestimi i tij nuk mund të realizohej, mbasi me një pasaportë tjetër false shqiptare me emër “Hidajet Riza Kuta”, u arratis në Konstanzë të Gjermanisë.

Atje filloi të përdorte emrin tjetër kosovar fals “Nisret Man Ferizaj”, duke treguar një medalje nderi false me logo të NATO-s, 1 certifikatë, 5 dekorata të UÇK dhe 1 autorizim sikur ishte ngarkuar nga komanda qendrore e UÇK-së, për grumbullim donacionesh për luftën, por pas denoncimeve, gjurmimit e verifikimit u prangos. Më pas u soll në Shqipëri.

Pas përfundimit të burgut në Shqipëri i dënuar 3 vite në dy shkallët gjyqësore, më 3 qershor 2010 drejtësia belge e ri-dënoi Idajet Beqirin edhe me 4 vite burg, duke i kërkuar Drejtësisë Shqiptare ta ekstradonte, por ai u arratis në Kosovë, ku qëndroi afro 2 vite i fshehur me 3 emra fals. Më 24 maj 2012, Idajeti u arrestua në Prizren për llogari të drejtësisë belge, por pas 40 ditësh burg, në vend të ekstradohej në Belgjikë u deportua në Shqipëri, ndërsa në Belgjikë, përveç heqjes së shtetësisë, ka akoma në fuqi dënimin 2 herë nga 4 vite burg. Për shkak të kësaj veprimtarie, ai është i padëshirur në SHBA. /Pamfleti

 

idajet beqiri avokat 1.2 milion lekë burrel non grata fiqiri stafasani

1 Komente

  1. S
    Selimi

    Idajet Beqiri pedofili 75 vjeçar u lëpihet vajzave adoleshente të Fakultetit të drejtësisë në Tiranë me anë të rrjeteve sociale, duke u shkruar që dëshiron të u japë leksione falas në privat...! Leksione si gjoja profesionist i drejtësisë, leksione private duke u ofruar takime në dhoma hotelesh Wip... me secilën vetëm për vetëm.... Ai nuk është i njohur vetëm për manipulimet e ti në media kundër demokracisë dhe drejtuesve të partisë demokratike, por tashmë kanë dalë në skenë dhe lëpirjet e ti ndaj studenteve adoleshente të cilave u shkruan në privat se: "pa këshillat e ti dhe leksione nga ai, ato sdo kenë shance që të bëhen juriste as avokate asnjëherë." Presione e kërcnime të ngjashme me ato që ua bënte shitseve dhe kamariereve në rrethin e Krujës në vitet 1980 kur qe krietar gjikate në diktatur në Krujë, kur ato vajza e gra të varfëra i përdhuninte në zyrat e ti. --- Shqiptarët duhet të dinë më shumë për atë sharlatann mashtrues të burgosur tre herë për krime, ndërsa fshin në lëmë krimesh të tjera çdo ditë si propogandist i qeverisë mafioze i paguar nga Rama për të shkruar letra anonime si "Nesti Angoni" kundër Velisë, nga frika që kish Rama se mos Velia po i mer partinë socialiste, apo letrën e shkruar nga Rama që Idajet Beqiri në emër të vet si gjoja avokat sapo ja dërgojë Shtepisë së bardhë kundër Sali Berishës. Kush është Idajet Beqiri ose "Hydajet Vjosa" ish kryetari i gjykatës së Krujës në diktaturë, ai qe ben sikur lufton kunder padrejtesive neper mediat e qeverisë Rama? --- Në vitet 1980: Ishte koha kur idajeti ngrihej që në ora 5 të mjesit edhe në dimrat më të acartë të Krujës, me qellim që të mund ti afrohej Xhelil Gjonit pranë dyerve të Komitetit të partisë Krujë, që kur të vinte Xhelili për tu ngjitur në zirë, të mundëte Idajeti që ti thonte Mirmëngjes, më i pari në qytetin e Krujës në atë kohë. Që pastaj të shkonte në kafenenë e Turizmit dhe tu shiste mënd shokëve se gjoja e përqafojë ai i madhi fare dhëndrri i Hisni Kapos, Xhelil Gjoni. Dhe pse Xhelili sja varte fare që te ti përgjigjej, por i thoshte shoferit të vet, shko i thuaj mos më dil më ke cepi i rrugës së Komitetit të partisë se më shkon dita ters kur më shfaqesh ti xhuxhmaxhuxh, i thoshte Xhelili shofrit të vet për ti thënë Idajetit. Hidajet Beqiri u rrjeshtonte biografi në letra anonime që i dërgonte kryq e tërthor në byronë politike të diktaturës, ku shpifte kundër intelektualve të çdo qyteti të Shqipërisë, duke i quajtur si armiq të Shqipërisë. Ai bashkë me Preng Zefin(krye operativ sigurimi në Krujë) dhe Niko Kondakçiun ish kryetarin e degës së brëndshme, koka me të cilët Idajeti arrestonte cilindo që ja donte qefi, siç kishte miq arrestimesh dhe hetuesa e prekuror si Fatmir Xhafën e Kujtim Luli në rrethin e Krujës, që u vinin hekurat njerzve të pafajshem, ndërsa Idajeti u vjelte Lekët bakshish dhe i ndante me ata Hetuesa e prekuror të asaj kohr, ose i dënonte me burg, nëse viktimat nuk paguanin Lek cesh në dorë, apo që gratë dhe vajzat viktima që i shantazhonte si shitse dyqanesh kamariere etj, nuk pranonin që të bëheshin dashnore të ti, . Idajeti ua vinte prangat dhe kamariereve femra të rrethit, për gjoja agjitacion e propogandë apo me shpifje për defiçite dyqanesh, dhe pasi i vilnin nga lekët që te tre bashkë, ai me Fatmir Xhafen dhe Kujtim Lulin i përdhunonin në zyrat e tyre, nëpër zyrat e gjykatës së Krujës, dhe i bënin dashnore me dhunë, pastaj i lironin me kusht. Një vajzë kamariere e asaj kohe vdiq në abortim e sipër e ngelur shtatzënë me atë plehr. Atë ngjarje tragjike të asaj viktime të ti, ai e fshu me mjek të Krujes dhe me sigurimsat miq të ti. Idajet Beqiri ka bërë krime të poshtra në Krujë si rradhë ish kudaro të diktaturës, por biografia e ti e pistë mori erë të qelbur kur në vitet 1990 kur dilte me çantë nëpër milet duke mbledhur firma fallso, kur kryefamiljarët firmosnin për gratë e fëmijët apo gjithë fisin, duke u bërë pjesë në listat fallso të krijimit të partisë private të Idajetit, "Uniteti Kombtar", parti që sot nuk ka asnjë antar. Pasi e regjistroj partinë me porosi të Ramiz Alisë, Hydajeti vajti dhe u fal te Ramizi duke bërë betimin politik para ti që dhe bar do të hante e nga vija e Enver Hoxhës sdo të levizte. Ramizi i dha bekimin dhe ai me autoritetin e kryetarit të asaj partije, duke përfituar fondet shtetrore për partitë politike, që shteti u jepte disa miliona lekë në atë kohë, Idajet hajduti u hap andej këndej, duke qerasë ambasadorë e duke u shtruar darka e duke u marrë viza për gjoja vizita të delegacioneve të partisë jashtë shteti. Ndërsa ai fuste me manipulime nëpër ambasada pashaporta gangsterësh tutorësh e vajzash minorene të manipuluara të cilat do ti shiste me ata tutorë jashtë shteti që në vitet 1990 e në vazhdim, dhe ai i paiste me viza në këmbim të miliona lekëve apo Dollarëve. Si viza Bullgare, Serbe, Rumune, Hungareze etj, nga ish ambasadat e vëndeve ish socialiste që shisnin viza pa llogari. Ajo metodë duke shitur viza e pashaporta fallso për të larguar sa më shumë të rinjë nga Shqipëria, e bëri Idajetin të pasur. Më vonë Idajeti merr atribute "patrioti" i cili nuhat që me mashtrime të emigrantëve nga Kosova mund të fitonte më shumë, ndaj e përdrodhi andej e këndej në kontakte me patriotë Kosovarë në diasporë, që vërtetë kishin ndjenja të pastra patriotizmi, por ishin të paknaqur me rrymat politike në Kosovë, qoftë ajo e Rugovës, qoftë e Bukoshit apo dhe me UÇK, gjë që ndiheshin të zhgënjyer dhe donin të kontribuonin për Kosovën apo trojet shqiptare në Maqedoni me synim rezistence për Liri. E pikërisht asaj pjese, Idajeti arriti tu marrë frenat e drejtuesit politik të UÇPMB e ashtu quajtura ushtria e çlirimit mbarë kombtar dhe nga ai pozicion arriti të vilte miliona Marka e më vonë Euro nga emigrantë, që verbërisht i besonin mashtrimeve të ti, se gjoja ai sikur po zhvillonte takime me personalitete botrore për çeshtjen shqiptare etj. mashtrime të ti. Ai flinte nëpër shtepia emigrantësh në prendim nëpër Evrope me javë të tëra, duke mashtruar derë më derë për krijimin e gjoja një ushtrie mbarë kombëtare që do të bënte gjasme bashkimin e kombit, ushtri që nuk u krijua kurrë. Ndërsa darkat vlonin vu nga emigrantët tek ai ndihej si Sali Protopapa para fërlikëve, ku shiste mënd me patriotizma fallso kosovarëve të thjeshtë që llafollogjia e ti mashtruese i dehte keq. Sharlatanizma të tilla ka kryer kohë mbas kohe duke i vënë emigrantët shqiptar në pozita të vështira, duke i mashtruar që të marrin deri dhe kredi nëpër banka, vetëm për të përmbushur orekset e mashtrimeve të ti duke ja mbushur çantat me miliona euro me kredi që akoma vazhdojnë kosovarët që të paguajnë kestet edhe sot bankave, kurse me ato euro idajeti ka blerë vilat e fëmijëve në Bruksel e në Shqipëri, vila e shtepia të përgjakura me krime e manipulime të të ti. Më vonë u dënua me burg për mashtrime si nga qeveria e Ramizit dhe e Saliut por dhe nga qeveria e Fatos Nanos më vonë. Me miliona Euro që i vodhi emigracionit shqiptar, idajeti përballoj jo vetëm burgjet por dhe ndërtojë çiflliqet e veta, bleu diploma psikologu për gruan dhe për vete, punsojë gruan si psikologe por dhe juriste njëheri, në emisionet familjare të News24. Bëri po çnuk ka bërë, mbajti po me ato lekë dhe emrin e partisë në këmbë edhe pse ska asnjë antarë real asgjëkundi. Ndërsa ata patriotë që mashtrojë me vite në diasporë, u ka thënë që milionat e Eurove që ata ja dhënë për çeshtjen kombëtare të UÇPMB, gjasme ja ka plaçkitë Sali Berisha dhe gjasme e ka hedhur Salën në gjygj për ato lekë, që i mashtrin sikur do të ua kthejë. Mashtrimet e ti ordiniere nuk kanë fund, siç nuk kanë fund fatkeqësitë e popullit shqiptarë që mashtrohen nga sharlatanë si ai, të cilët kanë arritur që të përfitojnë nga korrupsioni i ministrisë së drejtësisë, që të regjistrojnë dhe parti me emra antarësie fallso me lista fallso. Kryetar partishë si ai tip hajduti i cili u ka borxh mijra shqiptarve që në kohën e diktaturës, kur ishte kryetar gjykate në Krujë, kur bënte kërdinë me vendime gjyqsore ndaj njerzve të thjeshtë të cilët i dënonte për agjitacion e propogandë, apo për akuza fallso. Akuza që i përpunonte vetë ai me mikun e ti Preng Zefin ish kokën e sigurimit të rrethit Krujë, si dhe me Fatmir Xhafen e Kujtim Lulin, e deri me mashtrimet e kohëve të fundit, si ndaj disaporës por dhe hallexhinjëve që largohen nga Shqipëria dhe sot. Hallexhinjë qi ai u shet akoma diploma fallso, pasaporta fallso, vizë për Australi, Kanada etj, shko ke Idajeti se të kry punë, veç mbushja lugun perversit ja me miliona ja me hapje shalësh në tavolinë ku jargavitet si qen, sepse siç kanë treguar ato femra që e kanë zhgrryer mirë... ai ka ngordhur si qen impotent jargavitjesh. Mirpo çuditrisht Idajeti gjenkërka dhe kohë të shkruajë shkrime kundër Sali Berishes apo të tjerëve, duke u përpjekur që të fshehë biografinë e vet prej mashtruesi e pedofil i minoreneve të ish gjimnazit të Krujes ku mashtronte nxënset e gruas së ti. Ai ulogu pseudo patrioti e i njëmijë horlliqeve të tjera që ka mashtruar mijra kosovar. Ai përveç veprimeve të ti kriminale gjatë regjimit në vitet 80, po në atë kohë, ai ka kryer pedofili në Kruje me vajza të mitura 8-13 vjeçare bashkë me miqtë e vet hetuesa e gjyqtar e prekuror të diktaturës në gjykatën e Krujes. Ata i mashtronin viktimat minorene nga shkolla ku punonte mësuese e më vonë drejtoresh Gjimnazi në Krujë gruaja e beqirit. I mashtronin duke u dhuruar lek e duke u premtuar shkolla arti si gjoja për ti bërë "artiste aktore filmash" në Tiranë, apo gjoja balerina etj. dhe i përdhunonin në zyrat e tyre në Krujë. Ai duhet arrestuar bashkë me Fatmir Xhafen e Kujtim Lulin si grup kriminal që në fund vitet 1980 ata kanë përdhunuar minorene të shkollave të qytetit Krujë dhe Fushkruje. Disa nga ato vajza të përdhunuara i martonin me kosovarë që vinin në Shqipëri në fundin viteteve 80. Prekurorët e krimeve seksuale kundër të miturve duhet urgjent ta marrë nën hetim klanin pedofil të Idajet Beqirit duke pyetur qytetarët e Krujës për aktivitetin e ti në grup në pedofili në Krujë gjatë viteve 1980-1995. Ai ka dorë të zezë edhe sot në përdhunime dhe zhdukje shitje fëmijësh jashtë shteti, si në zhdukjen e vajzës së vogel nga Dibra, Bleona Mata, ai e ka shitur atë fëmijë me bandën e ti të tutorve jashtë shteti në bashkpunim me të afërmit e asaj minorenie. Ndaj sot ai shtiret si i gjithditur sikur gjoja ka zbuluar se ku gjendet e lojra prej llapaqeni duke tallur nënën e asaj fëmijë që e sjell në studio televizive si gjoja kliente që.ai po i bën mbrojtje si avokat, por realisht e merr në maqinën e ti lart e poshtë edhe në dyer lokalesh e vëndesh të dyshimta atë grua viktimë të ti, në një kohë që ai e din mirë se ku e kanë shitur tutorët që kanë lidhje me idajetin dhe se ku është ajo vajzë sot? Ai bën pazare hapur në media sikur po merret me mbrojtjen ligjore për ta gjetur ku ndodhet. --- Shumë vajza të mitura janë shitur nga lidhjet e ti me mafien e Belgjikës dhe ai klan pedofilësh e tutorësh vepron dhe sot me lidhje kriminale të organizuar nga idajet beqiri në Tiranë Bruksel, Maqedoni, Itali, Greqi, vënde ku dërgohen minorene të grabitura që pasi perdhunohen nga mafia e beqirit ne bashkpunim me politikane ne pushtet si xhafa, agaçët, ballat etj. ata u shesin femije zinxhirve mafioz që janë të lidhur dhe me politikanë të Tiranës, të cilët beqiri i mbron me propogandë politike nën maskën e avokatit që gjoja lufton korrupsionin apo krimet e vrasjeve te 21 janarit... Ai ka dore ne planin politik të Ramës dhe Xhafës etj krerë të partisë socialiste që planifikuan gjakderdhjen e 21 janarit. Idajet Beqiri me Fatmir Xhafen kane dore te zeze dhe ne shkarkimin e prokurorve dhe gjyqtarve me ane te Vetingut, te cilet kane derguar listen e zeze te gjyqtarve dhe prekurorve qe nuk korruptoheshin dot nga qeveria e as nga idajeti dhe xhafa, dhe ja kane vene perpara komisionit te Vetingut me qellim e urdher te beqirit, xhafes dhe ramës e ëngjell agaçit, që të shkarkoheshin me cdo lloj shpifje e intrige nga ai komision, sic dhe u be, sepse nuk po u bindeshin Idajetit dhe Xhafës për tu sherbyer atyre sekserve si idajeti, që i kërcnonte ata profesionist të drejtësisë edhe në emër të Ramës... ndërsa shtirej sikur i vinte keq për disa prej tyre. E gjitha ishte Hipokrizi kriminale e idajet beqirit dhe fatmir xhafes si dhe e ëngjell agaçit si ligësira që po shkojnë drejt burgut njëri pas tjetrit. Ndersa ai leh që të hedh errësirë mbi krimet e veta, sot Idajet Beqiri ndanë miliona euro bashkë me Xhafën e klanin mafioz të tyre, euro tendrash që i marrin si shperblim nga pushteti për propogandën anti demokracisë, vetëm për të mos lënë kurrë që në qeverisjen e vëndit të vinë njerëz të drejtë e të dënojnë krimet e idajetit me shokë, krimet e mafiozve të qeverisë e sotme! Ata bashkë kanë paguar dhe vrasës me pagesë për të kryer krime dhe kanë vrarë nëpër vite disa dëshmitarë që i kanë parë krimet e klanit mafioz të komunistëve në krye të qeverisë, me të cilët bequa ka bashkpunuar e bashkpunon, dëshmitarë që e kanë denoncuar për krime atë klan mafiozësh. Ai klan me idajetin në qëndër e kanë vëndin në burgje. Burim Vjosa

    Lini një Përgjigje