Arben Koçollari, Egla Gjinollari, Serafima Abramovich, Naum Ashurov, Robert Shpolinske, doktori mafioz rus Boris Igor Volfman etj., hapën kompani të tjera mashtrimi dhe pastrimi parash, përmes 'merimangës' Egla Gjinollari.
Pamfleti sjell të tjera detaje nga një rrjet mafioz të mashtrimit me call centera, me protagonist në skenë Arben Koçollari, pas të cilit qëndrojnë shtetas rusë dhe izraelitë, të skeduar për trafik organesh, pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda dhe veprimtari të tjera kriminale.
Krahas Arben Koçollarit, me rol të rëndësishëm shfaqet shtetësja Egla Gjinollari, 'merimamga' e hapjes dhe mbylljes së një karteli kompanish fantazmë, të përdorura për pastrim parash dhe qëllime të tjera kriminale nga grupi me shqiptarë, rusë dhe izraelitë.
Nga viti 2016 deri më sot, Arben Koçollari ka ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit të shumëfishtë me pasoja të rënda, kamufluar me kompanitë ROYAL INNOVATION (L92427028T), INNOV ATION (M02118033Q), MARKETS CAPITAL (L61607011S), si dhe përmes nipteve K51605021N, L82110014A, L62227018D, M31325027O etj., me objekt veprimtarie call- center, përpunim të dhënash, blerje numrash kontakti, mashtrim me pasoja të rënda, zhvatje pasurie përmes mashtrimit, joshje për investim të rremë në bursa, por edhe shërbime marketingu, konsulenca etj.
Në dhjetor të vitit që kaloi, Koçollari ka themeluar kompaninë e ndërtimit FIRST CONSTRUCTION, me nipt M32405001S, në bashkëpunim me shtetasen izraelite lindur në Moldavi, Serafima Abramovich, për të pastruar paratë me burim aktivitetin kriminal të mashtrimit dhe zhvatjes së qytetarëve evropianë.
Në vitin 2016, Arben Koçollari, bashkë me dy izraelitët Naum Ashurov dhe Robert Shpolinske themeluan kompaninë mashtruese të konsulencës dhe marketingut MARKETS CAPITAL. Pas një viti nisin çrregjistrimin e kompanisë.
Si likuiduese shfaqet 'merimanga' Egla Gjinollari.
Robert Shpolinske është gjurmuar dhe skeduar për pastrim parash dhe mashtrim në Tiranë.
Izraeliti Robert Shpolinske, ortak i Koçollarit, është themelues dhe drejtues i kompanisë së turizmit mjekësor A New Life 4U, me fokus në transplantin e organeve, të cilës i janë sekuestruar llogaritë për shkak të transaksioneve me trafikantë kokaine.
Sipas dosjes së Seksionit për Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Prokurorisë së Tiranës, Robert Shpolinske, bashkë me mafiozin rus Boris Volfman hapën kompaninë A New Life 4U për të pastruar paratë e kokainës së Renato Mezinit dhe të aktiviteve të tjera të paligjshme. Volfman është arrestuar katër herë për trafik organesh, rrëmbime dhe skema mashtrimi. Ortakët e Koçollarit, të informuar për operacionin policor, ia mbathën nga Shqipëria.
"Nga të dhënat e siguruara rezulton se shtetasi Boris Igor Volfman është i përfshirë në transplantimin illegal të organeve. Nga verifikimet e bëra ky shtetas ka llogari bankare në bankën “Raiffeisen Bank” sh.a. në emër të kompanive që ai zotëron, konkretisht shoqeritë “Justsavelife” dhe “A.V.S. Investment Group”. Nisur nga të dhënat e siguruara, konkretisht përfshirja e shtetasit Robert Shpolinske në transaksione me shtetasit e tjerë e për të cilët ka të dhëna në përfshirjen e tyre në aktivitete të jashtligjshme si shtetasi Boris Volfman, i dyshuar si trafikant organesh dhe shtetasi Renato Mezini i arrestuar si pjesë e një bande të trafikimit të lëndeve narkotike, atëherë ka dyshime të bazuara në prova se pasuria e luajtshme në emër të shtetasit Robert Shpolinske konkretisht shumat e depozituara dhe të transferuara në llogaritë e shoqerisë “A News Life 4U” sh.p.k. që administrohet prej tij pranë “Intesa San Paolo Bank” sh.p.k. janë rezultat i këtij aktiviteti kriminal.", thuhet në dosje.
Pas goditjes nga Prokuroria e Tiranës, Arben Koçollari, Egla Gjinollari, Serafima Abramovich, Naum Ashurov, Robert Shpolinske, doktori mafioz rus Boris Igor Volfman etj., hapën kompani të tjera mashtrimi dhe pastrimi parash, përmes 'merimangës' Egla Gjinollari.
Në vitin 2020, Arben Koçollari themelon kompaninë e call centrave ROYAL INNOVATION. Në vitin 2020, Koçollari themelon kompaninë tjetër të call centrave INNOV ATION, përmes të cilës u zbras llogaritë bankare qytetarëve evropianë. Ndryshe nga shumë të tjerë, Arben Koçollari vijon të jetë aktiv, duke komanduar disa baza me call centera në Tiranë. Koçollari, objekt i sulmeve me tritol, një nga call centerat e kishte pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Baza e mashtrimit u godit nga policia, duke shpëtuar Koçollarin dhe bazat e tjera tē tij nëpër Tiranë.
Nga ana e saj, Egla Gjinollari ka hapur dhe mbyllur një kartel kompanish me aktivitet në fushën e call centrave, marketigu, konsulence etj., kryesisht mashtrim dhe pastrim parash.
Mes kompanive të dyshimta janë AGML Company, Intelligent Network Solutions Albania, Structures Engineering and Services, Ufficio Mio etj., në ortakëri me italianët e call centrave Juri Barbugian dhe Fabio Capozzi, si dhe me maqedonasin Gazment Ajrulovski.
Në shtator 2020, Gjinollari u bë administratore e firmës “AGML Company” me pronar shtetasin rus Juri Bagubian. Ndërsa në nëntor të atij viti, biznesmeni nga Rusia ia dhuroi aksionet 100% administratores shqiptare. Firma e konsulencës nuk rezulton të ketë pasur ndonjë aktivitet ekonomik dhe ka kaluar në status pasiv në 5 qershor 2022.
Ndërkaq, Naum Ashurov, i cili është ortakt me Koçollarin në kompaninë e mashtrimit me Forex MARKETS CAPITAL, është nga ana tjetër ortak me mafiozin rusi Boris Volfman në kompaninë tjetër të trafikut të organeve A.V.S INVESTMENT GROUP me zyra në Tiranë. Në këtë kompani aksionere është edhe gruaja e mjekut rus, Uliana Volfman. Rusi Boris Volfam kishte hapur në Tiranë edhe një tjetër kompani trafikimi organesh njerëzore, JUSTSAVELIVES, në ortakëri me Desarta Hyso dhe Adriatik Selami.
Ky grup mafioz me shqiptarë, rusë, italianë, maqedonas dhe izraelitë, përmes kompanive të call centrave, trafikimit të organeve dhe pastrimit të parave, kanë marrë edhe tendera publikë, histori për të cilën do flasim në vijim.
Volfman, i akuzuar për trafik organesh nga Kosova në Kosta Rika
Boris Volfman, ukrainasi me shtetësi ruse dhe izraelite, është i njohur të paktën prej 2008 në biznesin e trafikut të organeve.
Ai është një prej emrave që del në hetimin e EULEX në një klinikë në Kosovë dhe po ashtu përmendet në një hetim në Kosta Rika, një në Turqi, në Ukrainë dhe një sërë vendesh të tjera.
Herën e fundit ai është arrestuar në Turqi, ku sipas disa mediave lokale ishte në kërkim të “dhuruesve” të organeve mes refugjatëve Sirianë.
Vetë Volfman sipas një shkrimi të publikuar në 2014 në Nju Jork Times kishte dhuruar një veshkë në moshë të re në Kolumbi.
Gazeta amerikane që e ka kontaktuar atëherë thotë se Volfman ishte “i mbrojturi” i Avigad Sandler, i cili është një nga izraelitët e përfshirë në trafikun e organeve, për të cilat u arrestuan dhe dënuan disa njerëz në Kosovë.
Volfman duket se është shkëputur prej Sandlerit pasi të dy u arrestuan për disa javë mbi këto akuza dhe tani ka një kompani të tijën, një degë e të cilës duket se është hapur në Shqipëri, ku ai është në ortakëri me një sërë biznesmenësh të huaj dhe shqiptar.
Kompania që është hapur në Shqipëri, ka të njëjtin emër si faqja e internetit që Volfman përdor. “Justsavelives.com” reklamon se merret ekskluzivisht me ndihmë për pacientët që kanë nevojë për transplant organesh, ndërsa është e fokusuar edhe në gjetjen e dhuruesve.
Volfman në intervistën e dhënë për Ny Times thotë se puna e kompanisë së tij është të sigurojë ndihmën që u duhet pacientëve në procesin e transplantit, por nuk ka të bëjë fare me organin apo me pjesën spitalore që thotë se janë vetë klientët që e zgjidhin.
Por New York Times kishte dëshmi të angazhimit të tij në aktivitetin e “turizmit mjekësor” dhe lëvizjes së pacientëve për shuma të mëdha në kërkim të dhuruesve.
Në 2007 sipas gazetës ai ishte arrestuar dhe dënuar me dy muaj burg për rrëmbimin e një burri të cilin e kishte detyruar të hynte në të dhënat e spitalit për të marrë databazën e të sëmurëve në kërkim të një veshke.
Ai i ka pranuar gazetës se kishte ndihmuar në 15 transplante që prej fillimit të 2014 kur ka krijuar kompaninë e tij./Pamfleti
Lini një Përgjigje