
Kush i jep fuqi Sandrit të shembë ligjin me eskavator? Sa kushton një rrugë publike në pazarin e pushtetit lokal?
Një skenar i pastër korrupsioni, ku ligji përdhunohet dhe qyteti i Sarandës kthehet në çiflig personal i drejtorit të policisë bashkiake Aleksandër Lilo, me qëllim për të mbledhur para nën dorë!
Ky është portreti i errët që qytetarët po denoncojnë me zë të lartë për Aleksandër Lilon, njeriu që sipas tyre, nuk zbaton ligjin, por e përdor për të ushtruar terror urban ndaj atyre që nuk paguajnë “çorbën e prishur” të ryshfetit.
Pak ditë më parë, pa asnjë paralajmërim, dokument apo vendim administrativ, Lilo urdhëroi shkatërrimin e rrethimit të një objekti të ndërtuar me leje të ligjshme që prej vitit 2008, në emër të shtetasit Pando Papuciu, ndërtim në qytetin e Sarandës.
Kjo goditje e papritur ndaj një ndërtimi të ligjshëm ngre alarmin për një “justifikim zyrtar” të një marrëveshjeje të fshehtë korruptive, ku viktimë bëhen qytetarët e Sarandës që ndjekin ligjin.
Ndërsa objekti me leje prishet me urgjencë si te ishte e paligjshme, vetëm pak metra më tutje, një tjetër ndërtues, i cili ka zaptuar trotuarin publik në mes të ditës nuk preket fare.
Videoja e ngjarjes e siguruar nga burime qytetare, tregon qartë trotuarin e pushtuar, ndërsa Lilo dhe strukturat e tij heshtin.
“Kjo nuk është më vetëm shkelje, është një krim urban! Aleksandër Lilo duhet të hetohet penalisht!”, për një sërë aferash korruptive, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë dhe inspektimeve të pavarura.
Kush i jep fuqi Sandrit të shembë ligjin me eskavator? Sa kushton një rrugë publike në pazarin e pushtetit lokal? Dhe sa të tjerë janë viktima të kësaj çorbe të kalbur korrupsioni që po gërryen themelin e shtetit ligjor?/Infront Albania
Lini një Përgjigje