TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2025, 11:50

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, vihet nën hetim drejtori i Pastrimit dhe 4 punonjësit e bashkisë

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, vihet nën hetim drejtori i
Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë Francesko Tozaj, Alpin Skëndaj,  Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

Nën hetimin janë vënë:

Francesko Tozaj, 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë

Alpin Skëndaj, 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë

Luan Dalipaj, 56 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

Endrit Delaj, 27 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

Daniel Islamaj, 35 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

 

zjarri te fusha e mbetjeve në vlorë

Lini një Përgjigje